Opinion pas samitit të NATO-s: Mirëserdhe në realitetin e ri Europë - Business Magazine Albania

Opinion pas samitit të NATO-s: Mirëserdhe në realitetin e ri Europë

realitetin e ri

Ndihma ushtarake që NATO do t’i japë Ukrainës është e kufizuar. Po cilat janë rrjedhojat e kësaj lufte në Europë? Aleanca duhet të marrë në dorë vetë të ardhmen dhe vetëmbrojtjen, mendon Bernd Riegert.

NATO duhet të përballet me një gjendje komplet të re të sigurisë. Ky realitet i ri është normaliteti i ri. Kështu e përshkroi situatën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Përpjekja ruse për të nënshtruar Ukrainën, e kthen botën 30 deri në 40 vite mbrapa në kohët e Luftës së Ftohtë, atëherë kur dy blloqet ushtarake të mirëarmatosura qëndronin përballë njëri-tjetrit në mes të Europës. Kur lufta agresore e pushtetmbajtësit rus do të marrë fund një ditë, NATO-ja duhet ta shohë Rusinë dhe aleatin e saj, Bjellorusinë pas Perdes së Hekurt. Ulje konfliktesh, izolimi i vatrës së rrezikut do të përcaktojnë pas kësaj rendin e ri botëror, që Vladimir Putin po ia dikton perëndimit.

Por, pyetja kryesore për NATO-n dhe perëndimin global mbetet: Si do të veprohet me Kinën? Diktatura komuniste duket se po ecën në të njëjtën rrugë si Rusia e Putinit. Si rrjedhojë e kësaj, do duhej që edhe shteti, që shpejt mund të ngrihet në fuqinë më të madhe ekonomike të globit, të izolohej. SHBA dhe Europa duhet sërish të pavarësohen edhe nga Kina, vendi ku prej dekadash prodhuan mallra me çmim të lirë, shitën produktet e veta dhe tërhoqën prej andej lëndë të para ekzistenciale. Shenjat të çojnë drejt deglobalizimit dhe prishjes së rrjeteve ndërkombëtare, që me dëshirë u krijuan dhe mbështetën në 40 vitet e fundit.

Lexoni: FBI sheh interes në rritje të hakerëve rusë në firmat energjetike amerikane

Strategji e re e nevojshme

Të gjitha këto duhet t’i ketë parasysh NATO, që deri në samitin e ardhshëm në Madrid në qershor, duhet të përpilojë strategjinë e re. E që të funksionojë kjo, duhet që në Shtëpinë e Bardhë të jetë një president, që edhe pas vitit 2025 e mbështet aleancën transatlantike. As nuk mund ta përfytyrosh, se çfarë do të ndodhte sot, nëse një Donald Trump do t’i kishte frenat në dorë. Agresioni rus ia bëri shumë të qartë Europës, se sa e pazëvendësueshme është SHBA.

Të shpresojmë që sanksionet kundër Rusisë dhe Bjellorusisë do të mbeten në fuqi edhe pas fundit të luftës. Qëllimi duhet të jetë që ekonomia ruse të paralizohet, të paktën derisa të jetë në fuqi sistemi Putin. NATO ka para vetes sfida të jashtëzakonshme. E ato nuk marrin fund me zhvendosjen e disa mijëra trupave dhe katër batalioneve të luftimit në katër shtete në kufirin lindor të aleancës.

NATO nuk është sot në gjendje të zmbrapsë një sulm të gjerë të Rusisë nga toka apo uji. Ka madje dyshime, nëse ende funksionon edhe kërcënimi nuklear, baza e balancës së superfuqive në Luftën e Ftohtë. Nëse në Kremlin sundon dikush që nuk e vret mendjen për faktin se, “i pari që përdor bombën atomike vdes i dyti”, atëherë kërcënimi nuk funksionon.

Armët

NATO, BE dhe Perëndimi ndodhen para një militarizimi masiv dhe forcimit të ushtrive. Shtetet e para e kanë kuptuar këtë, si psh. Gjermania, e cila bëri të ditur një rritje masive të shpenzimeve të armatimit. Tani duhet të jemi të ndershëm e të pohojmë, se këto para duhet të rrjedhin tek rimëkëmbja e ushtrive me këmbësorinë e saj, me tanket dhe artilerinë dhe forcimin e aviacionit luftarak. Ky do të jetë një akt i jashtëzakonshëm financiar, shoqëror që do të ketë ndikim në jetën e përditshme të njerëzve.

Gjermania dhe vendet e tjera mund të jenë të detyruara, të rifusin shërbimin ushtarak dhe të trajnojnë personelin e nevojshëm dhe rezervat për kërcënim efektiv. Kjo tingëllon si thirrje nga e shkuara, që mendohej se ishte tejkaluar. Për fat të keq, ky është realiteti i ri. Për NATO-n fajtori ka një emër: Putini dhe lufta e tij. Rrjedhoja nga e gjitha kjo është e qartë: Putini duhet të largohet.

/dw

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0