Dijet, vendimet dhe veprimet e duhura janë ato që e bëjnë të mundur rritjen e biznesit tuaj, pavarësisht sfidave aktuale. Programi “Mjeshtëro Biznesin” është shumë më tepër se një konferencë për rritjen dhe zhvillimin e biznesit.
“Mjeshtëro Biznesin” synon t’ju pajisë me njohuri, mjete, praktika dhe strategji për rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë.
“Mjeshtëro Biznesin” është një program i ideuar për sipërmarrësit, drejtuesit dhe këdo që dashuron biznesin dhe ka pritshmëri dhe standarde individuale shumë të larta.
PSE NJË PROGRAM PËR BIZNESIN NGA VASIL NAÇI?
Vasili është një sipërmarrës, i cili ka themeluar dhe është aksioner në mbi 15 kompani të suksesshme me aktivitet në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor.
Vasili, përvojën e tij 30 vjeçare në biznes e ka pasuruar me mësim të parreshtur nga ekspertët më të mirët në nivel global. Autor dhe bashkëautor i nëntë librave me tema për suksesin në biznes dhe zhvillimin personal.
Motivues, folës publik, inspirues, trajnues në Agna Leadership Akademy.
Ideator i event-trajnimit më të madh në rajon “Rruga Drejt Suksesit”, dedikuar suksesit personal dhe profesional.
Është nominuar disa herë si sipërmarrës i vitit. Vasili renditet ndër 10 sipërmarrësit më të pasur dhe me më shumë influencë në Shqipëri.
Kompanitë e tij punësojnë më shumë se 1,500 persona.
ÇFARË ËSHTË “MJESHTËRO BIZNESIN”?
“Mjeshtëro biznesin” është një event-trajnim tre ditor me përvojë ndërvepruese që do t’ju ndihmojë të kuptoni faktorët bazë që ndikojnë në rritjen e biznesit tuaj dhe si t’i mjeshtëroni dhe implementoni ato menjëherë për sukses në biznes. Tregu me dinamikat e tij i vendos sipërmarrësit nën trysninë e marrjes së vendimeve të duhura në një kohë sa më të shkurtër. Kjo bëhet e mundur vetëm falë harmonizimit të njohurisë së përditësuar, mendësisë së duhur, sistemeve, mjeteve dhe përvojës. “Mjeshtëro Biznesin” është një program dijesh, parimesh, bindjesh dhe praktikash që e mundëson këtë.
PËR KË ËSHTË I VLEFSHËM “MJESHTËRO BIZNESIN”?
Për të gjithë sipërmarrësit apo drejtuesit e bizneseve që janë përkushtuar me mish e shpirt për t’i çuar kompanitë e tyre në një nivel të paarritur më parë dhe për ata që aspirojnë të bëjnë sukses në botën e biznesit.
Ky program është i vlefshëm për ty nëse:
- Po mendon të nisësh një biznes të ri
- Kërkon të rritësh të ardhurat dhe të zgjerosh biznesin tënd
- Synon të kesh konsumatorë besnikë për brandet e tua
- Do të krijosh një mentalitet, filozofi dhe kulturë suksesi
- Kërkon të krijosh apo të përditësosh strategjinë e biznesit tënd
- Ke nevojë të mësosh më shumë rreth inovacionit, marketingut dhe shitjes
- Do të aplikosh sisteme dhe mjete që do të rrisin eksponencialisht fitimet e tua
- Dëshiron të mësosh më shumë rreth menaxhimit, lidershipit dhe motivimit
- Kërkon të mësosh si të marrësh vendime më të mira dhe më shpejt
- Kërkon më shumë njohuri mbi pasqyrat financiare
- Do të mësosh rreth transformimit dixhital, rrjeteve sociale dhe shitjeve online
- Do të dish si të analizosh numrat për blerjen apo shitjen e një biznesi
- Je gati të mësosh si ta drejtosh me sukses biznesin tënd, edhe pa qenë fizikisht aty.
Skuadra e ekspertëve
Në këtë event vjen një grup ekspertësh të përkushtuar për të ndihmuar sipërmarrësit e rinj apo me eksperiencë, si edhe ata që kanë një aspiratë të tillë.
Vasil Naçi, folësi kryesor
Sherif Bundo, Financa & Fuqia e analizave financiare
Dr. Juliana Goga-Cooke, Inovacioni Strategjik
Dritan Mezini, Transformimi Dixhital
Dr. Alma Bici, Marketingu & Brandi
Arti Marko, Shitja & Mjetet e optimizimit të saj
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto