Shtrenjtimi i kafesë deri në 1 euro, paralajmëron Shoqata e Bareve dhe Restoranteve - Business Magazine Albania

Shtrenjtimi i kafesë deri në 1 euro, paralajmëron Shoqata e Bareve dhe Restoranteve

Shtrenjtimi i kafesë

Pas shtrenjtimit të produkteve ushqimore të shportës pritet të rritet edhe çmimi i kafesë në bare dhe ushqimit në restorante.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj, tha se pavarësisht rritjes së çmimeve të produkteve bazë ndryshimi nuk është reflektuar te produktet finale, pasi kostoja është amortizuar nga subjektet e shërbimit.

Jahaj thotë se situata do të jetë e përkohshme dhe çmimet pritet të ndryshojnë edhe në këto struktura.

“Aktualisht, çmimet e produkteve ushqimore janë rritur 20 deri 30% apo deri në 40% siç është produkti i vajit të lulediellit që përdoret në sasi të lartë në fast food. Rritja e produkteve bazë nuk është reflektuar të çmimet finale të bareve dhe restoranteve. Produktet bazike siç është uji dhe kafeja, pavarësisht se plastika është rritur, në bare nuk kanë ndryshuar. Shtrenjtimi i produkteve është amortizuar nga fitimet e bizneseve. Sot më e leverdishme është të konsumosh vaktin e drekës (për 2 persona) në restorant sesa në shtëpi. Pandryshmëria e çmimeve do të jetë e përkohshme, pasi dhe bizneset nuk do të kenë më mundësi të mbajnë koston e rritjes së çmimeve. Edhe kostoja e biznesve informale është amortizuar nga bizneset e liçencuara. Pra kjo periudhë nuk do të zgjasë shumë. Çmimi i kafesë do të arrijë 1 euro, ndërsa baret që tregtojnë kafe me çmim 50 lekë, kryesisht të lagjeve, nuk do të arrijnë të mbijetojnë, do të mbyllen”, nënvizon Jahaj.

Lexoni: Çmimet e naftës rriten sërish në bursa. Arabia Saudite premton se do të rrisë prodhimin

Sipas tij, në këtë periudhë kur çmimet për produktet janë rritur, konsumi në restorante ka pasur ulje. “Konsumatori po tregohet i kujdesshëm në shpenzime për shkak të rritjes të çmimeve, që duket se do të vazhdojë. Për pasojë klientët kanë tkurrur shpenzimet”.

Konsumi në këto struktura shërbimi pati rënie edhe vitin e kaluar për shkak të pandemisë. Përfaqësuesit e Shoqatës të Bareve dhe Restoranteve nënvizuan se Covid-19 për baret dhe restorantet për vitin 2021 krijoi një model të ri të sjelljes së klientit, pasi shumica prej tyre u mësuan të konsumojnë kafenë dhe vaktin kryesor në zyra dhe shtëpi dhe për këtë arsye konsumi ra ndjeshëm.

Në vend ka rreth 14 mijë bare dhe rreth 4 mijë restorante, duke na bërë ndër të parët në botë për numrin e lokaleve në raport me popullsinë. Ky segment ka dhe nivelin më të lartë të vetëpunësimit në vend, me rreth 37% të totalit. Vetëm në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor ka 18% të të punësuarve në biznesin e vogël.

/monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0