Niveli i inflacionit po shkon drejt 4% duke arritur nivelet më të larta të viteve të fundit. Sipas të dhënave të sapopublikuara nga INSTAT, norma e inflacionit në shkurt arriti 3.9%, nga 3.7% që ishte në Janar. Një vit më parë, niveli i inflacionit ishte vetëm 1.1%.
Rritja e dukshme e çmimeve ka nisur të reflektohet në treguesin zyrtar, ndërsa tendenca e çmimeve ditet e fundit parajamëron se inflacioni i marsit do të jetë edhe më i lartë.
Niveli prej 3.9% është më i larti i shënuar prej 11 vitesh, duke tejkaluar objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3%.
Sipas INSTAT, ndikimin kryesor e ka dhënë grupi i mallrave “ushqimet dhe pijet joalkoolike”, me 2.45 pikë përqindje dhe “transporti” me 0.55 pikë përqindje. INSTAT vëren se të gjitha grupet e mallrave kanë shënuar rritje të çmimit gjatë muajit shkurt.
Krahasuar me një vit më parë, ndikimin më të madh në kosto e ka transporti. Çmimet e transportit u shtrentjuan mbi 10% ndaj një viti më parë.
Shporta e konsumit është shtrentuar edhe në produktet sezonale. Zarzavatet janë shtrentjuar me 16.4% krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, vajrat me 10.1%, frutat 7%, sheqeri dhe ëmbëlsirat me 6.7%, mishi me 3.9%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3.3%. Ndërkohë, “buka dhe drithërat” u shtrenjtuan 6.8%.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto