Huawei, sponsori kryesor i eventit Demo Day nga Tirana Inc - Business Magazine Albania

Huawei, sponsori kryesor i eventit Demo Day nga Tirana Inc

Huawei

Huawei ishte sponsori kryesor i eventit Demo Day, të realizuar nga Tirana Inc. në datën 17 shkurt në sallën e koncerteve “Tonin Arapi”. 10 ekipe startup-esh studentore, të cilat kanë qenë pjesë e programit të parë pilot Tirana Inc., prezantuan idetë e tyre të biznesit në DEMO DAY, përpara ambasadorëve të BE-së dhe të shteteve anëtare, ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, kryetarit të bashkisë së Tiranës, përfaqësuesve të Huawei-t, përfaqësuesve të universiteteve dhe sektorit privat, aktorëve të ekosistemit të inovacionit, miqve dhe familjarëve. Inkubatori i parë multi-universitar në Shqipëri ka si qëllim të mbështesë ekipet studentore me ide të shkëlqyera biznesi dhe të bëhet destinacioni numër një për sipërmarrësit e rinj që synojnë të ndërtojnë biznesin e tyre.

Gjiganti kinez, i pranishëm në Shqipëri që prej vitit 2008 është përkujdesur që t’i vijë në ndihmë studentëve shqiptarë me praktikat dhe pajisjet më të fundit të teknologjisë elitare në botë. Vitin e kaluar, Huawei në bashkëpunim me Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, nisi rrugëtimin e programit ndërkombëtar “Seeds for Future” për herë të parë në Shqipëri dhe sponsorizoi Tirana Inc. me pajisjen inteligjente Huawei IdeaHub. Huawei IdeaHub është një mjet produktiviteti për zyrën inteligjente, e cila bashkon shkrimet, video konferencat me definicion të lartë (HD) dhe mundësitë për të qenë i lidhur përmes wireless. Nëpërmjet kësaj pajisje të zgjuar, studentët shqiparë do të kenë mundësinë të ndërtojnë një botë plotësisht të lidhur dhe inteligjente.

Demo Day ishte një program gjatë të cilit sipërmarrësit e rinj fituan aftësi për të komunikuar në mënyrë efektive idenë e tyre të biznesit tek investitorët potencialë dhe palët e tjera të interesuara. Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, i pranishëm në aktivitet u shpreh: “Përpjekjet e përbashkëta të shteteve  anëtare nën ombrellën e projektit, me multi-donatorë ‘EU for Innovation’, kanë ndihmuar shumë në  krijimin e Tirana Inc. Një projekt i tillë është në interesin e të rinjve shqiptarë, sidomos nën kornizën e mundësive nga Tirana, Kryeqyteti Rinor Evropian 2022 për të ndarë vizione, për të shfaqur talente, për të  takuar njerëz të rinj dhe për t’u angazhuar.”

Lexo: Startup-et studentore vlerësohen me çmime pas 100 ditëve të inkubimit me Tirana Inc.

Marjan Hoxha, Drejtues i Huawei-t për Bizneset në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me këtë event të rëndësishëm të realizuar nga Tirana Inc. “Ne si Huawei, së bashku me Tirana Inc. u japim të rinjve mundësinë të udhëheqin përmes inovacionit. Krenar që shoh Huawei-n të mbështesë brezin e ri, krenar që shoh produktin Huawei IdeaHub të mbështesë Tirana Inc. dhe të jetë pjesë e BE-së për iniciativën e inovacionit në Shqipëri.”

Edukimi i mirë është toka pjellore në të cilën zënë rrënjë ëndrrat, prandaj Huawei është përkushtuar t’i japë mundësi arsimore të gjithë të rinjve të kuptojnë njohuritë më të fundit të TIK-ut duke mbjellë farat e një të ardhmeje digjitale të lulëzuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0