Filantropi si ajo e MacKenzie Scott. Ish bashkëshortja e Jeff Bezos, dhuron një pjesë të mirë të pasurisë së saj - Business Magazine Albania

Filantropi si ajo e MacKenzie Scott. Ish bashkëshortja e Jeff Bezos, dhuron një pjesë të mirë të pasurisë së saj

Filantropi

MacKenzie Scott, ish-bashkëshortja e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, po dhuron pasurinë e saj prej 46 miliardë dollarësh më shpejt se kushdo në histori. As tani, Scott nuk po tregon asnjë shenjë ngadalësimi.

Vetëm në Shkurt, pesë organizata njoftuan dhurata nga Scott në vlerë prej 181.5 milionë dollarësh. Donacioni më i madh, 133.5 milionë dollarë, shkoi për Communities in Schools, një organizatë jofitimprurëse që ndihmon në mbajtjen e fëmijëve të rrezikuar në shkolla. Këshilli Kombëtar për Plakjen mori 8 milionë dollarë, ndërsa organizata jofitimprurëse e shëndetit mendor, Fondacioni Jed dhe grupi i të drejtave riprodhuese, Instituti Guttmacher, morën 15 milionë dollarë secili. Leading Educators, një organizatë jofitimprurëse që ofron zhvillim profesional për mësuesit, mori 10 milionë dollarë.

Lexoni: Dhjetë gratë më të pasura në botë për 2021

Scott nuk i shpalli publikisht këto donacione vetë, siç ka bërë në të kaluarën. Në një postim të dhjetorit në Medium, Scott tha se nuk do të zbulonte marrësit e fundit të donacioneve të saj, duke argumentuar se media fokusohet shumë tek ajo dhe jo tek grupet që u jep para. Pas thirrjeve për më shumë transparencë, në dhjetor Scott shkroi se ajo shpreson të hapë një faqe interneti me një bazë të dhënash të kërkueshme të granteve këtë vit.

Që nga divorci me Bezos në vitin 2019, 51-vjeçarja Scott është shfaqur si një nga filantropët më të fshehtë dhe më të mëdha në botë. Duke përfshirë dhuratat e shkurtit, ajo ka dhuruar gjithsej 8.8 miliardë dollarë në më pak se dy vjet për më shumë se 780 organizata. Kjo është një vlerë katër herë më e lartë se shuma e dhuruar nga ish-bashkëshorti i saj, gjatë gjithë jetës së tij, sipas Forbes. Dhuratat e Scott vijnë në formën e granteve të pakufizuara, që do të thotë se organizatat jofitimprurëse mund t’i shpenzojnë paratë si të duan dhe jo në programe të veçanta. Megjithëse ky lloj dhurimi nuk është i ri, Scott po vë në qendër të vëmendjes filantropinë e bazuar në besim, e cila kërkon të trajtojë çekuilibrat e fuqisë midis financuesve të pasur dhe organizatave jofitimprurëse.

/forbes.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0