Elon Musk jep për bamirësi aksione të Tesla me vlerë 5.7 milirdë dollarë - Business Magazine Albania

Elon Musk jep për bamirësi aksione të Tesla me vlerë 5.7 milirdë dollarë

bamirësi

CEO i Tesla, Elon Musk, dhuroi rreth 5.7 miliardë dollarë aksione të prodhuesit të makinave elektrike.

Tesla u dha 5,044,000 aksione organizatave filantropike midis 19 dhe 29 Nëntorit të vitit të kaluar, sipas dokumenteve të dorëzuara në Komisionin e Letrave me Vlerë.

Në kohën e dhurimit, një aksion i Tesla ishte mbi 1000 dollarë. Nuk dihet se cilat organizata bamirëse e kanë marrë dhuratën.

Dhurimi bujar i Musk e vendos atë të dytin pas Bill dhe Melinda French Gates, të cilët i dhanë 15 miliardë dollarë fondacionit të tyre vitin e kaluar, sipas Chronicle of Philanthropy.

Vitin e kaluar, Musk u sfidua nga David Beasley, drejtori i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, për të dhuruar para për të ndihmuar në zgjidhjen e urisë në botë. Beasley tha se një dhurim prej vetëm 2% të pasurisë së Musk mund të ndihmojë në zgjidhjen e urisë në botë dhe të shpëtojë 42 milionë jetë.

Lexoni: Elon Musk i gatshëm për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës së urisë në botë. Do të shesë Tesla dhe do të dhurojë të ardhurat, por me një kusht

“Nëse WFP mund të përshkruajë në Twitter saktësisht se si 6 miliardë dollarë do të zgjidhin urinë në botë, unë do të shes aksionet e Tesla-s tani dhe do ta bëj atë”, u përgjigj Musk në Twitter.

Ai shtoi se, “duhet të jetë llogari me burim të hapur, në mënyrë që publiku të shohë saktësisht se si shpenzohen paratë.”

Musk, njeriu më i pasur në botë, me vlerë neto që vlerësohet nga Forbes 243.8 miliardë dollarë, tha se ai pagoi 11 miliardë dollarë taksa vitin e kaluar pasi shiti më shumë se 16 miliardë dollarë aksione të Tesla-s në dy muajt e fundit të 2021.

Aksionet që janë dhuruar për bamirësi nuk i nënshtrohen tatimit mbi fitimet kapitale. Kompanitë shpesh do të heqin dorë nga donacionet bamirëse në mënyrë që të zvogëlojnë barrën e tyre tatimore.

Musk, 50 vjeç, nuk merr rrogë nga kompania e makinave elektrike që ai themeloi. Pasuria e tij vjen nga çmimet e aksioneve dhe fitimet në çmimin e aksioneve të Tesla-s.

/abcnews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0