Samsung organizoi një event në metaverse, i cili nuk shkoi ashtu si duhej - Business Magazine Albania

Samsung organizoi një event në metaverse, i cili nuk shkoi ashtu si duhej

Samsung

Samsung organizoi një event lançimi për telefonat më të rinj inteligjentë Galaxy në një event në metaverse këtë javë, por shumë njerëz hasën vështirësi teknike për t’u bërë pjesë e tij.

Gjigandi i teknologjisë koreano-jugore organizoi eventin të mërkurën në Decentraland, një botë virtuale e përqendruar te kriptovalutat që përdoruesit mund të krijojnë, eksplorojnë dhe tregtojnë.

Decentraland, një nga shumë përpjekjet e metaverse, arrihet përmes një shfletuesi desktop. Përdoruesit krijojnë një avatar, të cilin më pas mund ta lundrojnë nëpër botën virtuale të fuqizuar nga blockchain duke përdorur një maus dhe tastierë.

Metaverse zakonisht lidhet me lojtarët që përdorin kufje ose syze inteligjente, të cilat i lejojnë ata të jetojnë, punojnë dhe luajnë në një botë virtuale si ajo e përshkruar në romanin dhe filmin “Ready Player One”.

Lexo edhe: Pse kompanitë private dhe sipërmarrësit do të dominojnë Metaverse?!

Eventi u zhvillua në mënyrë specifike në Samsung 837X, një ndërtesë virtuale që Samsung ka ndërtuar në Decentraland që është projektuar për të qenë një kopje e qendrës së saj në Nju Jork. Samsung 837X është aty gjatë gjithë kohës, por mesa duket në lançimin më të fundit të Samsung, përdoruesit kanë hasur vështirësi që të aksesonin ndërtesën.

Në një deklaratë të dërguar për CNBC, Samsung tha se “vizitorët dhe komuniteti Decentraland na kanë dhënë një feedback shumë pozitiv, duke e parë atë si një risi në një botë tërësisht digjitale”.

Më pas shtoi: “Fatkeqësisht, një problem teknik me një nga sferat e Decentraland pengoi disa njerëz të hynin në event. Sapo morëm vesh për këtë problem, ne informuam komunitetin përmes Twitter dhe i ridrejtuam vizitorët tanë në një hyrje të re.”

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0