Nafta shkon 195 lekë/litër. Rritja filloi që në shtator, Shqipëria reflekton çmimet e tregjeve ndërkombëtare - Business Magazine Albania

Nafta shkon 195 lekë/litër. Rritja filloi që në shtator, Shqipëria reflekton çmimet e tregjeve ndërkombëtare

Çmimi i naftës ka pësuar rritje gjatë ditëve të fundit, teksa në enjten në tregjet me pakicë, një litër varionte nga 190-195 lekë/litër, duke shënuar një rritje të ndjeshme në raport me disa muaj më parë.

Tendenca e rritjes së çmimit ka nisur para disa muajsh, duke qenë se deri në muajin shtator, një litër kushtonte rreth 170 lekë, në tetor shkoi në 177 lekë/litër, ndërsa në nëntor- dhjetor në rreth 185 lekë/litër. Një ditë më parë, ministrja e Financave dhe Ekonomisë,  Delina Ibrahimaj tha se kjo rritje çmimi është ndikuar nga çmimet në tregjet ndërkombëtare dhe se qeveria nuk mund të ndikonte lëvizjet e tregut .

Këto çmime kanë shënuar një trend rritës prej muajit nëntor të vitit të kaluar, duke arritur nivelin më të lartë në 7 vite, në fund të muajit janar. Megjithatë, ajo që vihet re në tregun shqiptar është fakti se rritja në tregjet ndërkombëtare reflektohet menjëherë në vendin tone. Paralelisht, qytetarët shqiptarë, paguajnë një sërë taksash, që janë pjesë e çmimit të naftës. Kështu, për 1 litër naftë paguhet 27 lekë/litër  taksë qarkullimi, 3 lekë/litër, taksë karboni, 37 lekë/litër akcizë dhe 7-10 lekë/litër taksë rilicencimi.

Po ashtu, pjesë e çmimit final janë edhe dy taksa për koncesionin e markimit të karburanteve dhe skanimit, me respektivisht 1 dhe 1.4 lekë/litër. Në total, këto taksa shkojnë në rreth 77.5 lekë/litër. Ndërkohë që, çmimit final i shtohet edhe 20%Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, që nëse e përllogarisim me çmimin e ditëve të fundit arrin në rreth 38.6 lekë për litër. Praktikisht, në 1 litër karburant, janë rreth 116 lekë taksa. Ndërkaq, një ditë më parë, Ibrahimaj deklaroi se qeveria shqiptare nuk parashikon të ndërhyjë në politikat fiskale, çka nënkupton se këto taksa do të vijojnë të mbeten në fuqi./SCAN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0