AlbaniaTech, ministrja Bilali vlerëson platformën me rëndësi për ekosistemin e startup-eve - Business Magazine Albania

AlbaniaTech, ministrja Bilali vlerëson platformën me rëndësi për ekosistemin e startup-eve

AlbaniaTech

Lideri i Platformës AlbaniaTech, Gerti Boshnjaku, ka zhvilluar një takim me ministren e Shtetit për Sipërmarrjen, Edona Bilali. Ai prezantoi pratformën dhe se si kjo platformë po përfshin të gjithë komunitetin e startup-eve, inkubatorët, TechCities, etj. Të gjitha në një platformë, si një urë lidhëse mes investitorëve dhe sipërmarrësve të rinj, por edhe mes ekspertëve të teknologjisë dhe vendit tonë.

Platforma pasqyron të gjithë qasjen e vendit ndaj teknologjisë, duke ftuar edhe nomadët digjitalë të mbarë botës, për ta parë vendin tonë se një një vend fantastik pune.

Ministrija Bilali duke u shprehur për takimin, tha se, AlbaniaTech është platforma shqiptare që synon të bashkojë dhe aktivizojë të gjithë aktorët e ekosistemit në vendin tonë, duke promovuar skenën e sipërmarrjes, eventet, programet dhe rastet e suksesit në ekosistem.

Lexo: Prezantohet platforma AlbaniaTech

“Gerti Boshnjaku na prezantoi me platformën, kalendarin e eventeve të ekosistemit dhe projektet e reja për të ardhmen. Është shumë e rëndësishme që ekosistemi të ketë një mundësi promovimi në media, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në tregun e huaj”, theksoi ajo.

Platforma e mbështetur nga EU for Innovation ka punuar për të sjellë të gjitha zhvillimet për teknologjinë, si në nivel sipërmarrje, ekosistemi, qyteti dhe politika zhvillimi në nivel kombëtar. Ajo do të jetë një dritare për sipërmarrësit e rinj në Shqipëri, por edhe për investitorët që mund ta shohin Shqipërinë si një destinacion, ku mund të investojnë dhe të ngrenë kompanitë e tyre të teknologjisë.

Duke e parë veten si një portë hyrëse në të gjithë sipërmarrjen dhe mundësitë që ofron vendi, platforma është një pikë lidhëse me shumë destinacione të tjera si QKB, Tatimet, ministria e Financave, etj.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0