Pagë minimale për punonjësit dhe ish punonjësit e rafinerisë së Ballshit - Business Magazine Albania

Pagë minimale për punonjësit dhe ish punonjësit e rafinerisë së Ballshit

Pagë minimale

Qeveria shqiptare ka vendosur të shpërblejë me pagë minimale çdo muaj, për gjatë vitit 2022, të gjithë naftëtarët dhe ish-naftëtarët e Rafinerisë së Ballshit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur vendimin dhe ftoi naftëtarët dhe ish-naftëtarët, që të paraqesin dokumentet e nevojshme pranë zyrave të punës.

Ajo theksoi se, “Sipas këtij vendimi, gjatë gjithë vitit 2022, do të ketë një pagesë kalimtare e barabartë me pagën minimale, përfshirë dhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, e cila do t’i jepet listës së ish-punonjësve të rafinerisë së naftës në Ballsh, të miratuar që në vitin 2020 në vendimin e nëntorit të vitit 2020”.

Sipas ministes, “Kjo listë, do të rishikohet me ata persona që janë të punësuar apo të vetëpunësuar, apo ata të cilët kanë dalë në pension pleqërie. Ndërkohë, ftoj të gjithë punonjësit dhe ish-punonjësit të rafinerisë në Ballsh, t’u drejtohen zyrave të punës pranë vendbanimeve të tyre me qëllim dokumentacionet për të përfituar nga kjo ndihmë, e cila do të jepet në bazë mujore përgjatë gjithë vitit 2022”.

Punonjësit e rafinerisë Ballsh në mënyrë të vazhdueshme kanë protestuar lidhur me trajtimin e dobët financiar dhe në veccanti për vonësën e theksuar në pagesa.

Lexo: Rikthehen problemet për naftëtarët

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0