Shqipëria renditet e 110-ta në botë për korrupsionin. Përkeqësohet gjendja nga një vit më parë - Business Magazine Albania

Shqipëria renditet e 110-ta në botë për korrupsionin. Përkeqësohet gjendja nga një vit më parë

korrupsionin

Sipas raportit më të fundit të Transparency International, Shqipëria është pozicionuar në vendin e 110 në botë si vendi më i korruptuar në rajon, duke humbur 6 pozicione krahasuar me një vit më parë.

Vitin e kaluar vendi ynë renditej i 104-t në botë, ndërsa këtë vit duket se ka zbritur në vendin e 110-të nga 180 shtete.

Shqipëria renditet si vendi më i korruptuar në rajon, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit, duke u barazuar kështu me Bosnje-Hercegovinën. Kosova renditet në vendin e 87 duke bërë progres nga një vit më parë, ndërsa Mali i Zi pozicionohet në vendin e 64.

Pikët e Shqipërisë janë ulur në 35 nga 36 që ishin vitin e kaluar. Pikëzimi varion në një shkallë nga 0-100, ku 0 i referohet korrupsionit të lartë dhe 100 një shteti të pastër nga fenomeni. Indeksi mat vetëm nivelin e perceptimit të korrupsionit në sektorin publik. Në dekadën e fundit, niveli më i ulët për vendin tonë ka qenë në vitin 2013, ndërsa më i larti në vitin 2016, kur u miratua reforma në drejtësi.

“Në Shqipëri gazetarët vuajnë paditë ligjore dhe kërcënimet, përfshirë kontrollin e tepruar të informacionit që lidhen me përgjigjen ndaj pandemisë. Ndër të tjera, gjatë pandmeisë janë regjistruar edhe shqetësime në lidhje me dhunën policore gjatë protestave, si dhe kufizim i lirisë së grumbullimit”, thuhet në raport.

Lexo: Kostoja e korrupsionit në ekonomi dhe në çmimet e mallrave: Trajtimi i tij nga qeverisja qendore dhe vendore, shoqëria civile dhe biznesi

Kur flasim në nivel global, vendi që është në krye të listës, si shteti me më pak korrupsion është Danimarka, e ndjekur nga Finlanda, Zelanda e Re dhe Norvegjia, ndërsa në fund të listës janë vende si Siria dhe Sudani Jugor.

korrupsionin

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0