Instagram po teston një opsion të ri te regjistrimit me pagesë. Ai pritet të ndikojë në suksesin e aplikacionit. Opsioni i ri, parashikon abonimin me pagesë për të parë postimet e llogarive publike në Instagram.
Testimi ka nisur në SHBA, kur rreth 10 krijues të ndryshëm, përfshirë basketbollistë, astrologë, influncer, do të shohin ecurinë e llogarive të tyre bazuar në këtë. Në platformën me pagesë përfshihen Story dhe Lidhje Live ekskluzive për fansat dhe ndjekësit e tyre. Pagesa mujore pritet të variojë nga $0.99-99.99$. Për krijuesit parashikohet një tik lejla krahas atij blu. Tiku lejla tregon për krijimet me pagesë.
Themeluesi i Meta, kompanisë që ka në zotërim dhe Instagram u shpreh: ‘’Jam i lumtur të krijoj funksione specifikisht që paguajnë krijuesit për punën e tyre kreative dhe ta vendos në përdorim dhe për krijues të tjerë.’’
Lexo: Marsilda Bialczak, shqiptarja që konsulton kompanitë të rrisnin praninë e tyre në mediat sociale
Ashtu si Instagram dhe Facebook, edhe Twitter ka prezantuar një opsion të ngjashëm, të quajtur “Super Follows”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.