Ndërsa i afrohemi kufirit dy vjeçar të kësaj pandemie, është shumë e qartë se të gjithë kemi nevojë për disa këshilla se si mund të dukemi më mirë para kamerës në mbledhjet tona të punës online.
Këtu janë disa këshilla dhe truke se si mund të dukeni më mire gjatë mbledhjeve të punës në Zoom apo platforma të tjera.
Ndriçoni fytyrën
Është më mirë të filloni me ndriçimin sepse kjo do të diktojë se ku jeni ulur. Hapni dritaret dhe lëreni dritën natyrale të hyjë brenda, por mos lejoni që e gjithë ajo dritë të godasë shpinën tuaj. Rekomandohet që të keni burimin më të madh të dritës ose para jush ose jo më shumë se 45 gradë larg nga ju.
Gjithashtu duhet të jeni të vetëdijshëm se ekrani juaj mund të jetë një burim i madh i dritës, kështu që rregulloni ndriçmin e tij. Dhe nëse keni syze dhe mbani ekranin e kompjuterit me ndriçim shumë të lartë, të gjithë kolegët në telefonatën tuaj të Zoom do të jenë në gjendje të shohin veten të reflektuar tek lentet tuaja.
Ngrini kamerën tuaj
Ekziston një dhe vetëm një kënd i pranueshëm i kamerës: kokë më kokë dhe në nivelin e syve. Tavolina juaj me siguri do të jetë më e ulët se fytyra juaj, dhe kjo do të thotë se njerëzit do të kenë një pamje jo fort të këndshme të fytyrës tuaj. Përdorni një grup librash, një stol ose një tavolinë më të lartë për t’u siguruar që kamera juaj të jetë në të njëjtin nivel me sytë tuaj.
Testoni videon paraprakisht
Ju dëshironi të dukeni mire para se të nisni mbledhjen me kolegët tuaj e jo të shfaqeni duke rregulluar ambjentin tuaj rrethues, ndriçimin e ekranit, këndin ose flokët. Zoom, Webex dhe aplikacione të tjera kanë një opsion për t’ju shfaqur një pamje paraprake të videos tuaj përpara fillimit të telefonatës. Nëse zgjidhni këtë opsion, një pamje paraprake e videos do të shfaqet përpara se të kryeni një telefonatë, në mënyrë që të mund të kontrolloni se si duket gjithçka.
Gjeni një vend të qetë
Shumica prej nesh nuk kanë kontroll mbi audion, por do të tingëlloni më mirë nëse bëni një telefonatë në një vend të qetë. Gjithashtu mbani në mend se kufjet tuaja mund të kenë një mikrofon më të mirë se kompjuteri juaj. Shumica e aplikacioneve të videokonferencave kanë një mjet në cilësimet e tyre për të testuar mikrofonin tuaj dhe rekomandohet të mblidhni të gjithë mikrofonët në shtëpinë tuaj (kufjet shpesh kanë një të integruar) dhe t’i testoni për të gjetur atë që tingëllon më qartë.
Bëhuni komodë
Ashtu si në një takim fizik, sapo t’i bashkoheni një telefonate, nuk duhet të ngriheni dhe të lëvizni. Filloni me një vend të rehatshëm për t’u ulur ose për të qëndruar në këmbë për një periudhë të gjatë kohore. Nëse jeni duke përdorur laptop, vendosni një karikues në prizë në mënyrë që të jeni gati për kur bateria juaj të bierë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.