“Dhuro arsim! Dhuro të ardhme!” është fushata me e re, ndërmarrë në kuadër të një lënde të quajtur Konceptim dhe Menaxhim Fushatash nga 28 studentë. Ata synojnë kontributin, sigurimin e sa më shumë bursave dhe të ardhurave për të mbështetur të rinjtë jetimë nga mosha 14-18 vjeç, për t’u arsimuar.
Organizatorët e fushatës gjatë lançimit të saj, bënë me dije se ky projekt do të ketë një shtrirje lokale brenda qytetit të Tiranës, por nuk përjashtuan edhe mundësitë jashtë saj, pra në qytetet e tjera kryesore të Shqipërisë.
Pas prezantimit të detajuar të fushatës, duke e nisur nga objektivat, synimet, qëllimi, pritshmëritë, ata u ndalën edhe tek aktivitetet, burimet e sigurimit të fondeve, etj.
Edhe rastet e suksesit nga të rinj jetim, të cilët kanë bërë sakrifica të mëdha në jetë për të ecur përpara dhe për tu arsimuar nuk munguan gjatë organizimit!
Në fund të mbylljes së aktivitetit të lançimit, ata shprehën falenderimet dhe mirënjohje për gjithë pjesëmarrësit, në veçanti falenderuan udhëheqësen e lëndës “Konceptim dhe Menaxhim fushate” Dr. Edlira Mali.
Ndërkohë, kjo fushatë u prit mjaft mirë nga të rinj, pedagogë, prindër, biznese, organizata, etj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.