Ky boshllëk tatimor po ndihmon investitorët e Bitcoin-it të kursejnë para - Business Magazine Albania

Ky boshllëk tatimor po ndihmon investitorët e Bitcoin-it të kursejnë para

Bitcoin

Bitcoin është ulur me rreth 36% nga vlera e tij më e lartë e të gjitha kohërave e arritur në Nëntor. Por, rënia e vlerës ka një të mirë, falë një boshllëku në kodin tatimor që ndihmon investuesit e kriptove të mbrojnë fitimet e tyre nga IRS.

IRS i trajton kriptovalutat si pronë, që do të thotë se sa herë që shpenzoni, shkëmbeni ose shisni tokenat tuaja, ju po regjistroni një veprim të tatueshëm. Gjithmonë ka një ndryshim midis asaj se sa keni paguar për kripto-n tuaj, që është baza e kostos dhe vlerës së tregut në kohën kur e shpenzoni atë. Ky ndryshim mund të shkaktojë tatimet mbi fitimet kapitale.

Por, një metodë kontabiliteti pak e njohur e quajtur HIFO, mund të ulë ndjeshëm detyrimet tatimore të një investitori.

Kur shisni kripto-n tuaj, mund të zgjidhni njësinë specifike që po shisni. Kjo do të thotë që një mbajtës i kriptove mund të zgjedhë bitcoin-in më të shtrenjtë që ka blerë dhe ta përdorur atë numër për të përcaktuar detyrimin e tij tatimor. Një bazë kostoje më e lartë përkthehet në më pak taksë mbi shitjen tuaj.

Lexo edhe : Çmimi i bitcoin bie në vlerën më të ulët që nga shtatori! Ja çfarë po ndodh

Por, përgjegjësia i takon përdoruesit për të ruajtur gjurmët. Ndaj, ruajtja e plotë e kontabilitetit është thelbësore. Pa regjistrime të detajuara të transaksionit të tatimpaguesit dhe bazës së kostos, llogaritjet në IRS nuk mund të vërtetohen.

“Njerëzit e përdorin rrallë sepse kërkon një ruajtje shumë të mirë të të dhënave ose përdorimin e softuerit kripto”, shpjegon Shehan Chandrasekera, një CPA dhe drejtuese e strategjisë tatimore në kompaninë e softuerit të taksave të kriptomonedhave CoinTracker.io. “Por, fakti është se tani shumë njerëz po e përdorin softuerin që bën këtë lloj kontabiliteti super të lehtë. Ata thjesht nuk e dinë se ekziston.”

Truku i kontabilitetit HIFO është ruajtja e detajeve të hollësishme për çdo transaksion kripto që keni bërë për secilën monedhë që zotëroni, duke përfshirë kohën kur e keni blerë dhe për sa, si dhe kur e keni shitur dhe vlerën e tregut në atë kohë.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0