KAYAK zbulon vendet më të mira për udhëtime dhe punë në distancë në 2022, Shqipëria renditet e 15-ta - Business Magazine Albania

KAYAK zbulon vendet më të mira për udhëtime dhe punë në distancë në 2022, Shqipëria renditet e 15-ta

punë në distancë
~5 minuta lexim

Shqipëria zuri vendin e 15-të në indeksin global Work from Wherever

Ndërsa më shumë njerëz përqafojnë mjedise fleksibël të punës dhe i kthejnë sytë në vendin e tyre të radhës të “punës”, KAYAK, motori kryesor i kërkimit të udhëtimeve në botë, zbulon vendet më të mira në botë për të punuar në distancë, me Portugalinë që kryeson listën. Shqipëria zuri vendin e 15-të në garën e madhe mes 111 vendeve në nivel botëror dhe zbarkoi në vendin e 9-të në renditjen europiane.

Indeksi i parë Work from Wherever i KAYAK është burimi përfundimtar për ata që kërkojnë të ngrenë një zyrë të re larg shtëpisë përkohësisht ose për një periudhë më të gjatë kohore. Për të zhvilluar indeksin, KAYAK analizoi nga afër 111 vende dhe renditi secilin kundrejt 22 faktorëve në gjashtë kategori: kostot e udhëtimit dhe aksesueshmërinë; çmimet lokale; shëndeti dhe siguria; aftësitë e punës në distancë; jete sociale; dhe motit. Duke zbuluar vendet më të mira nga të cilat është më e lehtë të punosh, ndërkohë që argëtohesh shumë në orët e tua të pushimit.

Shqipëria zuri vendin e 15-të në indeksin global dhe u ngjit mjaft lart mes destinacioneve europiane duke zënë vendin e 9-të. Në garën e madhe botërore ka kaluar Tajlandën, Gjeorgjinë, Estoninë, Meksikën dhe shumë vende të tjera. Shqipëria performon mirë në kategori të tilla si ‘Çmimet lokale dhe të udhëtimeve’ pasi ka çmimet më të ulëta të hoteleve në botë, kosto të përballueshme jetese dhe tarifa të ulëta afatgjata dhe afatshkurtra të apartamenteve. Gjithashtu, ky vend ofron viza nomade digjitale për ata që kërkojnë të qëndrojnë më gjatë.

Top 10 vendet më të mira për kombinimin e kushteve produktive të punës dhe mundësive për aventura udhëtimi sipas KAYAK janë:

  1. Portugalia
  2. Spanja
  3. Rumania
  4. Mauritius
  5. Japonia
  6. Maltë
  7. Kosta Rika
  8. Panamaja
  9. Republika Çeke
  10. Gjermania

Portugalia u rendit si vendi më i mirë për të punuar në distancë nga e gjithë bota, duke shënuar rezultate të larta në të gjitha kategoritë, duke përfshirë motin e shkëlqyer, bollëkun e lartë të vendeve për të dalë, shkallën e ulët të krimit dhe koston relativisht të ulët të jetesës. Portugalia ofron gjithashtu një vizë nomade digjitale dhe shumë vendas kanë një aftësi të lartë të gjuhës angleze që tërheq emigrantët. Spanja doli në vendin e dytë, kryesisht për shkak të sasisë së lartë të restoranteve dhe kafeneve për frymë, të shoqëruara me shpejtësinë e lartë të internetit, shumë hapësira co-working dhe viza remote për profesionistët e lirë. Ajo gjithashtu ka një jetë nate të zhurmshme dhe është shumë miqësore me LGBTQ+. Rumania zë vendin e tretë, kryesisht sepse ofron çmime shumë tërheqëse kur bëhet fjalë për qiratë e apartamenteve afatgjatë dhe ushqimin vendas.

Shqiptarët kanë “vendin e punës” më të mirë për zonën kohore të ekipit të tyre falë funksionit të ri të KAYAK

Përveç Work from Wherever Index, KAYAK përmban një renditje të re të zonës kohore për t’i ndihmuar përdoruesit të zbulojnë shpejt dhe me lehtësi diferencat kohore për udhëtimin e tyre – ideale për ata që kërkojnë të shmangin telefonatat e konferencave të orës 2 të mëngjesit ndërsa punojnë jashtë vendit. Renditja e fokusuar në zonën kohore merr parasysh faktorët dhe kategoritë kryesore nga Work from Wherever Index, por i shfaq ato sipas vendit tuaj të origjinës së punës – kështu që vendet që kanë zonat kohore më të afërta me zonën tuaj kohore të punës do të shfaqen në listën e destinacioneve të vendit. Mjeti gjithashtu ofron informacion mbi kufizimet më të fundit të udhëtimit dhe normat lokale të vaksinimit për çdo vend.

Përpara se të planifikoni udhëtimin tuaj, sigurohuni që të kontrolloni kufizimet më të fundit të udhëtimit në destinacionin tuaj. Harta e kufizimeve të udhëtimit të KAYAK ofron përditësime në kohë reale mbi kufizimet e COVID-19 dhe kërkesat për hyrje të vendeve individuale në mbarë botën.

Ttë dhënat janë marrë midis 1 shtatorit – 20 tetorit 2021. Numrat e mbledhur bazohen në të dhënat më të fundit të disponueshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0