Facebook ju jep "detyra shtëpie" si të mësoni rreth angazhimit të tij për privatësinë tuaj - Business Magazine Albania

Facebook ju jep “detyra shtëpie” si të mësoni rreth angazhimit të tij për privatësinë tuaj

privatësi

Meta ka njoftuar për një version të ri të Qendrës së saj të Privatësisë, për të cilën thotë se mund ta përdorni për të mësuar se si kompania mbledh dhe përdor të dhënat dhe të kuptoni si të navigoni kontrollet e panumërta të privatësisë dhe sigurisë që janë në dispozicion.

Meta thotë se versioni aktual do të ketë kategori, të cilat përfshijnë sigurinë, ndarjen, mbledhjen, përdorimin e të dhënave dhe reklamat. Teksa duket si një mjet i mirë për t’u shfrytëzuar, duket më shumë sikur Meta po ua ngarkon përdoruesve përgjegjësinë për t’u siguruar që aplikacionet e saj të funksionojnë për ta.

Meta thotë se ky version i Qendrës së Privatësisë, është aktualisht i disponueshëm për “disa njerëz që përdorin Facebook në desktop”, por “do ta shpërndajë atë për më shumë njerëz dhe aplikacione në muajt e ardhshëm.” Sipas postimit në blog, do të ketë pesë kategori për udhëzuesit dhe kontrollet që ju lejojnë të menaxhoni cilësimet tuaja të sigurisë, me kë ndahen postimet tuaja, si Meta mbledh dhe përdor informacionin tuaj dhe cilat janë profilet dhe preferencat tuaja të reklamave.

Lexo edhe: Facebook po zhvillon algoritme të reja që mund të gjurmojnë gjithçka që ju bëni

Pavarësisht, theksit të Facebook mbi edukimin, në të vërtetë kjo taktikë vendos përgjegjësinë për sistemet që kompania ndërton mbi përdoruesin. Nëse cilësimet e privatësisë ose të sigurisë nuk janë ato që do të dëshironin ose prisnin shumica e përdoruesve, Meta do të jetë në gjendje të thotë: “Epo, ne ju dhamë mjetet për të mësuar rreth tyre”. Për më tepër, nuk hiqet mundësia që shumë nga informacionet që do të gjeni në qendrën e privatësisë, nuk do t’ju pëlqejnë. Por, nuk do të jeni në gjendje të bëni asgjë për këtë nëse nuk ka një cilësim për ta ndryshuar.

Sipas Meta, nëse keni Qendrën e re të Privatësisë, do të keni mundësi ta përdorni atë te Settings > Privacy, por Meta thotë se do të “shtojë më shumë mënyra për ta aksesuar atë në vendet ku mund të keni shqetësime për privatësinë”. Gjithashtu kompania njofton se do të vazhdojë të shtojë më shumë module dhe kontrolle në Qendrën e Privatësisë sipas nevojës.

theverge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0