BlackBerry vdes sot! Fundi i një epoke për një pajisje ikonike - Business Magazine Albania

BlackBerry vdes sot! Fundi i një epoke për një pajisje ikonike

Pajisjet BlackBerry, që përdorin sistemin operativ dhe shërbimet origjinale nuk do të funksonojnë më pas 4 janarit, duke shënuar fundin e një epoke për pajisjen me histori që katapultoi punën në epokën e celularit.

BlackBerry Ltd., me bazë në Ontario, kompania e njohur më parë si Research In Motion, celulari i së cilës në vitet 1990 u bë pjesë e punës në lëvizje, tha se celularët që përdorin softuerin e saj të brendshëm “nuk do të funksionojnë më” pas të martës.

Ky lajm, i cili u bë i ditur për herë të parë në vitin 2020, në mënyrë efektive shkatërron një linjë celularësh që mbetet e njohur edhe sot e kësaj dite në disa pjesë të botës për besueshmërinë dhe sigurinë e saj. Pajisjet BlackBerry dhe tastierat e tyre dikur ishin pajisjet celulare të përdorshme,  si për profesionistët që rrinin të përditësuar me emailin, ashtu edhe për të rinjtë që dërgonin mesazhe në platformën e saj. Popullariteti i kompanisë u zbeh pasi iPhone i Apple Inc. dhe një mori celularësh Android me ekrane më të mëdhenj, grafikë më të mirë dhe oferta më të gjera aplikacionesh pushtuan tregun gjatë dekadës së fundit.

Lexo edhe: BlackBerry dhe TCL do t’i japin fund partneritetit në gusht 2020

Kompania kanadeze ndaloi prodhimin e telefonave inteligjentë të saj në vitin 2016, duke u zhvendosur në një biznes vetëm me softuer dhe duke licencuar markën dhe shërbimet e saj te TCL Communication Technology Holdings Ltd., e cila vazhdoi të lançonte pajisje derisa marrëveshja e saj mbaroi në vitin 2020.

Megjithatë, nostalgjia për emrin BlackBerry e ktheu atë në epiqendrën e meme-ve të vitit 2021, duke shkaktuar një rritje masive në çmimin e aksioneve në Janar.

bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0