Shkencëtarët kinezë kanë krijuar një makineri që mund të dënojë njerëzit për krimet që kanë bërë me ndihmën e inteligjencës artificiale.
“Prokurori” i inteligjencës artificiale mund të vlerësojë çështjet ligjore me një saktësi prej 97% bazuar në një përshkrim të rastit sipas ekipit. South China Morning Post zbuloi se kjo makineri u krijua dhe u testua nga zyra më e madhe e ndjekjeve penale në Kinë.
Profesori Shi Yong, drejtuesi i akademisë së shkencave në Kinë dhe i këtij projekti tha se teknologjia mund të ndihmojë në reduktimin e punës së prokurorëve, duke i lejuar ato të fokusohen në detyra më të vështira.
Shi dhe kolegët e tij thanë se ky sistem mund të zëvëndësojë prokurorët deri në një fazë të caktuar, pasi sërisht do të nevojitet prania e tyre.
Lexo edhe: Elon Musk tregon se cilat profesione nuk do “eliminohen” nga teknologjia në të ardhmen
Kina ka qenë vendi që implementoi herët teknologjinë AI që në 2016, ku shumë prej prokurorëve përdorën një mjet AI që njihet me emrin System 206. Ky mjet mund të vlerësojë qëndrueshmërinë e dëshmive, kushtet për një arrestim dhe sa i rrezikshëm mundet një person të jetë për publikun.
Mirëpo të gjithë mjetet AI kanë një rol të limituar pasi ato nuk ndikojnë në proçesin vendimmarrës apo në vendosjen e masave të arrestit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.