Ja se si Netflix po ndryshon industrinë globale të argëtimit - Business Magazine Albania

Ja se si Netflix po ndryshon industrinë globale të argëtimit

Qëkur Netflix nisi zgjerimin e saj në mare botën në 2016-ën, platform e transmetimt ka rishkruar rregullat e lojës për industrinë globale të argëtimit, duke nisur nga televizioni, filmi dhe së shpeti video lojërat.

Dikur ishte Holliwood, i cili eksportonte shumicën e flmave të suksesshëm lobal. Tani falë investmeve tëNetflix, në televzionin dhe filmin ndërkombëtar, serialet si “Squid Game” i Koresë së Jugut, “Money Heist” i Spanjës dhe “Lupin” i Francs, po gjejnë audience masive në mbarë botën.

Netflix kuptoi se për të lulëzuar në një skenë ndërkombëtare, i nevojitej edhe programimi i tregut masiv të SHBA-së me seriale si “Stranger Things”, ashtu edhe përmbajtje lokale që të mund të fitonte audeincë në tregje specifike (dhe të prodhonte hite globale).

Kjo strategji e ndihmoi Netflix të rriste bazën e klientëve në 214 milionë abonentë me pagesë globale, që nga shtatori.

Suksesi i platofrmës po rigjeneron gjithashtu prodhimin në vende si Gjermania, Meksika dhe India, pasi kompani si Amazon, Disney, WarnerMedia dhe Apple ndjekin shembullin e Netflix.

Netflix ka riorientuar lidershipin e tij rreth modelit të tij të ri global.

Lexo edhe: Netflix lançon lojërat e tij të para

Megjithatë, Netflix po përballet me më shumë konkurrencë se kurrë më parë nga një fluks rivalësh që po mësojnë të luajnë lojën e tij.

Pothuajse çdo kompani e madhe mediatike, nga Disney në WarnerMedia, tani drejton një shërbim transmetimi. Platformat e tyre janë të akumuluara me filma dhe shfaqje televizive që dikur gjendeshin vetëm në kinema ose në televzion dhe bibliotekat e tyre tani rivalizojnë me Netflix-in.

Konkurrenca po e shtyn gjigantin e transmetimit të vazhdojë të zhvillohet edhe më tej.

Netflix së fundmi u zgjerua në podcast dhe madje filloi të shiste produkte për seriale si “Squid Game” dhe “The Witcher”.

Kompania po sjell gjithashtu video lojëra në aplikacionin e saj të transmetimit celular.

Ajo punësoi në korrik ish-drejtuesin e Reality Labs të Facebook, Mike Verdu, si zëvendëspresident të zhvillimit të video lojërave.

Transmetuesi planifikon t’i qaset lojërave me të njëjtin mekanizëm me të cilin ju qas filmave dhe shfaqjeve televizive. Më pas, ajo planifikon të eksperimentojë me lloje të tjera të tregimit të video lojërave, siç bëri me serialet e saj origjinale.

“Ndoshta një ditë do të shohim një video lojë që krijon një film ose një seri,” u tha Peters investitorëve në korrik. “Ky do të ishte një vend i mrekullueshëm për të arritur dhe për të parë me të vërtetë ndërveprimin e pasur midis këtyre llojeve të formave të ndryshme të argëtimit.”

Business Insider 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0