Imagjinoni të hyni në Instagram dhe të kërkoni emrin tuaj për të gjetur më shumë se një duzinë me profile fallco që përdoren për skemat mashtruese të kriptove, duke pretenduar se jeni ju. Ky ka qenë makthi i Jason Sallman gjatë viteve të fundit.
Sallman zbulon se ai ka pasur më shumë se 500 profile fallco (të krijuara nga mashtrues) gjatë viteve të fundit dhe tha se ka parë deri në 25 profile fallco active njëherësh në Instagram. Ai thotë se procesi i gjetjes dhe raportimit të të gjithëve në Instagram mund të duket si një punë me kohë të plotë.
“Ka një funksion brenda Instagram ku mund të raportosh një profil fallco,” tha Sallman. “Dhe pastaj Instagram do ta rishikojë atë dhe ndonjëherë mund t’u duhen vetëm dy orë për t’u përgjigjur, ndonjëherë duhen ditë, ndonjëherë nuk përgjigjen kurrë.”
Por problemi i vjedhjes së fotove është më i madh se thjesht shkelje e të drejtave të autorësisë. Shumë prej llogarive fallco duket se drejtohen nga mashtrues që angazhohen me përdorues të tjerë të Instagramit duke pretenduar se janë Jason përmes mesazheve direkte. Të fshehur pas fotove të fytyrës së Sallman-it, ata shtyjnë skema false të investimeve në kripto me qëllimin për të joshur përdoruesit dhe për të vjedhur mijëra dollarë prej tyre.
Sallman lidhi CNBC me një viktimë të një prej mashtruesve të tij. Kjo viktimë pranoi të fliste me rrjetin për sa kohë që emri i tij nuk zbulohej publikisht, nga frika se mashtruesi, i cili ka të gjitha informacionet e tij personale, mund të hakmerrej.
Banori i Teksasit tha se një nga imituesit e Sallman-it filloi duke e bindur atë të investonte 500 dollarë në një platformë false tregtare që tregonte se investimi i tij po ngrihej në qiell në mbi gjashtë shifra. Kur ai kërkoi të bënte një tërheqje, atij iu kërkuan fonde shtesë për të mbuluar tarifat dhe komisionet false. Në fund, viktima humbi 20,000 dollarë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.