Warren Buffett këshillon të rinjtë se si të dyfishojnë paratë e tyre - Business Magazine Albania

Warren Buffett këshillon të rinjtë se si të dyfishojnë paratë e tyre

Warren Buffett

Warren Buffett është një investitor legjendar amerikan dhe CEO i Berkshire Hathaway. Kohët e fundit ai pati një bisedë me bashkëthemeluesin e startup-it VoiceFlow, Michael Hood, në të cilin ai këshilloi të rinjtë se si mund të fitojnë 50% më shumë se sa fitojnë aktualisht.

“Mënyra e vetme e lehtë për të fituar 50% më shumë është duke përmirësuar aftësitë e komunikimit, si të shkruara ashtu edhe verbale,” tha Buffett në videon e postuar në LinkedIn.

Buffett i tha audiencës së tij se ai ishte aq i tmerruar nga të folurit në publik, saqë kishte raste kur ai ngrinte. Për të përmirësuar aftësitë e tij, ai bëri një kurs. Biznesmeni e ka të vendosur në zyrën e tij diplomën e këtij kursi dhe komentoi se nuk ka as diplomë bachelor dhe as doktoraturë, por e mban këtë sepse i ndryshoi jetën.

Lexoni: Si krahasohen zakonet tuaja të të ngrënit me Warren Buffett, Elon Musk dhe Bill Gates? Këto janë ushqimet e preferuara të miliarderëve

“Nëse nuk mund të komunikosh, është si t’i mbyllësh syrin një vajze në errësirë: asgjë nuk ndodh. Mund të kesh të gjithë kapacitetin intelektual në botë, por duhet të jesh në gjendje ta transmetosh atë. Dhe transmetimi është komunikim,” shpjegon eksperti.

Nuk është i vetmi miliarder që flet për rëndësinë e të qenit në gjendje të komunikosh në botën e biznesit. Richard Branson, themeluesi i Virgin Group, ka thënë se sot është thelbësore të jesh një tregimtar i mirë për të qenë në gjendje të jesh një sipërmarrës i suksesshëm. Buffett ka folur për rëndësinë e komunikimit kur mbajti një fjalim në diplomimin e Universitetit të Nebraska-Lincoln. Ndër pesë këshillat që ai u dha të sapodiplomuarve ishte se ata duhet të mësojnë të komunikojnë mirë.

/entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0