Ferma ku kafshët ushqehen natyralisht. Kjo është historia e sipërmarrëses 30 vjeçare nga Fieri - Business Magazine Albania

Ferma ku kafshët ushqehen natyralisht. Kjo është historia e sipërmarrëses 30 vjeçare nga Fieri

Eriselda Ferro  ishte një nga finalistet e konkursit IDEA për këtë vit. Ajo është 30 vjeçe dhe studimet i ka mbaruar për ekonomi. Ideja e saj bazohet tek një nga resurset më të mëdha që mund të ofrojë vendi ynë, pikërisht Bujqësia.

Idenë për biznesin e saj Eriselda e ka marrë nga oborri i prindërve të saj. Prej vitesh ata mbanin kafshë shtëpiake si zogj, pula apo pata dhe për këtë kanë ndërtuar një makineri, e cila përpunon drithin, si një ushqim i pastër për konsum nga kafshët.

Këtu ishte edhe shkëndija e Eriseldës për të ndërtuar një fermë familjare, të fokusuar në shitjen e vezëve dhe të mishit të pulës, duke garantuar produkte bio, nisur nga ushqim natyral i kafshëve në fermë.

Erisleda i ka të qarta objektivat për tregun që synon. Fillimisht ajo do të ketë një shtrirje lokale dhe ti shpërndajë produktet e saj tek bizneset e zonës, duke filluar nga marketet ushqimore deri tek restorantet. Gjithashtu synimi i saj është që të vendosë edhe një kontakt me klientët duke ia shitur atyre drejtpërdrejt produktet bio që prodhon.

Për Business Magazine, Eriselda u shpreh në lidhje me zgjerimin e biznesit të saj:

“Dëshiroj që ferma pas konsolidimit të dy produkteve: vezës së freskët dhe zogjve të fshatit, të ofrojë edhe perime të stinës të rritura natyralisht po ashtu. Dhe në një te ardhme do të deshiroja ta ktheja ne një ferme didaktike.”

Në tregun shqiptar Eriselda si pengesa kryesore ka hasur kostot e larta të investimit si dhe konkurencën e padrejtë, nga sektori informal.

Sipas saj, avantazhi kryesor që biznesi I saj ka në krahasim me agrobizneset e tjera është pikërisht fakti që kafshët e saj ushqehen natyralisht falë edhe strategjive dhe inovacionit të zhvilluara nga prindërit e saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0