Nike ka njoftuar blerjen e RTFKT, një kompani që prodhon atlete digjitale, shenja më e fundit që tregon se gjiganti i veshjeve sportive sheh potencial të madh financiar në realitetin e ri të njohur si Metaverse. Kushtet e marrëveshjes nuk u zbuluan.
Business Insider raportoi për investimin e Nike në Metaverse, që përfshin video lojëra dhe krijimin e një Studioje Metaverse.
Në një shënim për investitorët, analisti i Stifel, Jim Duffy tha se blerja mund të “përshpejtojë lançimin e shumëpritur të CryptoKicks”, ose të atleteve virtuale Nike.
Lexoni: Ja çfarë e bën unike ‘VRLABS’!
Por, duket se Nike ende nuk ka bërë për vete kritikët, të cilët vënë në pikëpyetje vlerën e atleteve digjitale, veçanërisht për një kompani që historikisht është fokusuar në plotësimin e nevojave të atletëve elitarë.
“Kompania që bën marketing më mirë se çdo kompani në historinë e njerëzimit është gati të fillojë të tregtojë gjëra që nuk i nevojiten askujt dhe që kanë një marzh fitimi (pak a shumë) 100%”, shkroi gazetari Russ Bengtson në Twitter.
Nike ka bërë gjashtë blerje që nga viti 2018, sipas PitchBook. Çdo kompani është fokusuar në anën digjitale të shitjes me pakicë, duke përfshirë kompanitë që punojnë rreth machine learning, analitikës parashikuese dhe blerjeve digjitale.
Plani aktual i biznesit të Nike sillet rreth shitjeve digjitale dhe direkte.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.