Sipas disa këshilltarëve financiarë, investitorët e të gjitha moshave duhet të shtojnë me patjetër kriptomonedhat në portofolet e tyre.
“Katër vite më parë, ndoshta 1 në 10 klientë vinin duke trokitur në derën tonë duke dashur të mësonin më shumë rreth aseteve dixhitale dhe kriptomonedhave,” thotë planifikuesi financiar i certifikuar Douglas Boneparth, president i Bone Fide Wealth në Nju Jork. “Sot, në vetëm katër vite, mendoj se kjo shifër ka arritur 50%.”
Nëse jeni kurioz për të mësuar mbi kriptomonedhat, një këshilltar mund t’ju ndihmojë të gjeni ekuilibrin e duhur në portofolin tuaj. Disa mund të jenë gjithashtu në gjendje t’ju ndihmojnë të blini monedha ose të investoni në produkte të tjera me ekspozim, të tilla si bitcoin trust ose fondi i shkëmbimit.
Është gjithashtu mjaft e dobishme të punoni me një këshilltar nëse tashmë zotëroni kriptomonedha, veçanërisht nëse keni bërë shumë para në asete.
“Gjërat që ne bëjmë si planifikues financiarë dhe këshilltarë financiarë për klientët tanë nuk ndryshojnë nëse shfaqet një klasë e re asetesh dhe tani ka kërkesë rreth saj,” tha Boneparth. “Ne na duhet t’i përmbaheni shumë gjërave që i ndihmojnë klientët të arrijnë qëllimet që ata kanë për veten e tyre.”
Me klientët, të cilët kanë bërë shumë para në kripto, Boneparth pëlqen t’i inkurajojë të përdorin të ardhurat për të realizuar qëllimet e mëdha që kanë. Kjo mund të jetë blerja e një shtëpie ose shlyerja e një borxhi.
“Për klientët e tjerë, është e rëndësishme të shohin kriptovalutat si një investim afatgjatë”, tha Johnson.
Në fakt, kriptovalutat janë shumë të paqëndrueshme, gjë që mund të jetë një pengesë për këshilltarët dhe investitorët.
“Nuk çuditem që këshilltarët e shohin si investim të rrezikshëm. Megjithatë, ata duhet të edukohen për asetin në mënyrë që të mund të bisedojnë me klientët që janë të interesuar.” thotë Johnson.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.