Tesla prezanton Cyberquad tërësisht elektrik 1,900 dollarë për fëmijë - Business Magazine Albania

Tesla prezanton Cyberquad tërësisht elektrik 1,900 dollarë për fëmijë

Cyberquad

Tesla ka lançuar në heshtje një ATV me katër rrota prej 1900 dollarësh për fëmijë. Cyberquad for Kids është i disponueshëm për t’u porositur tani nga faqja e internetit e Tesla dhe do të fillojë shpërndarjet pas 2-4 javë. Njoftimi surprizë vjen më shumë se dy vjet pasi Tesla njoftoi një ATV të përmasave të plota Cyberquad për të komplimentuar Cybertruck-in e saj futurist.

Ky Cybersquad i ri është projektuar për fëmijët 8 vjeç e lart, dhe ata që kanë prindër që mund të përballojnë t’u blejnë atyre një ATV 1,900 dollarë. Ai përfshin një kornizë çeliku, sedilje me jastëk. Ka edhe shirita drite LED për të kompletuar estetikën kiberpunk. Ky ATV tërësisht elektrik ka një shpejtësi maksimale prej 10 mph dhe bateria do të funksionojë deri në 15 milje distancë.

Ekzistojnë tre cilësime të shpejtësisë: 5 mph, 10 mph dhe 5 mph në të kundërt. Tesla thotë se do të duhen deri në 5 orë për t’u karikuar plotësisht dhe diapazoni i baterisë mund të ndikohet nga pesha e përdoruesit, terreni dhe konfigurimi i shpejtësisë. Cyberquad for Kids do të dërgohet vetëm në SHBA tani, dhe Tesla nuk garanton që ATV do të arrijë përpara festave.

Lexoni: Krijoni katalogë me WhatsApp Business dhe shisni më shumë këto festa

/theverge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0