AMF bën gati rregulloret. Bizneset mund t’i hyjnë tregut të kriptomonedhave, juristi shpjegon si do të funksionojë - Business Magazine Albania

AMF bën gati rregulloret. Bizneset mund t’i hyjnë tregut të kriptomonedhave, juristi shpjegon si do të funksionojë

Tregu i kriptomonedhave në Shqipëri po zhvillohet edhe më shumë. Pas miratimit të ligjit, tashmë është bërë publike edhe rregullorja për të gjitha bizneset që duan të hapin platformat e tyre të investimit në monedha digjitale. Në rregullore specifikohen se janë tre lloje licencash, ndërsa ka procedura të shumta për të marrë një prej tyre dhe kontrolli do të jetë i rreptë nga institucionet.

Indrit Sefa, jurist shprehet se ligji për kriptomonedhat është ekstrem dhe i bën vetting të plotë çdo biznesi apo individi që do t’i hyjë kësaj fushe:

“Këto janë investime me risk shume të lartë financiar, por ligji e ka të detajuar me shumë kujdes dhe rregullsi në mënyrën si do bëhet administrimi i këtyre investimeve. Ka marrë masa nga më të ndryshme deri në detaje ku kërkohet edhe CV e personi që do aplikojë për bursë. Por mbajnë edhe përgjegjësi penale për mashtrimin me pasoja të rënda, vepër penale që dënohet deri në 15 vite burg. Duke qenë se skemat piramidale u krijuan si pasojë e mungesës së shtetit ligjor, kemi kaluar në një rregullim ekstrem të bursave për kriptot.”

Lexo edhe: Kush zotëron më shumë Bitcoin? Kjo është lista e më të pasurve nga kriptomonedhat

Sipas Dorian Kane, një sipërmarrës në fushën e kriptove, së shpejti në Shqipëri do shohim më shumë platforma për kriptomonedha: “Pas licencimit besoj që aktualisht siç po shihet edhe këtu në Shqipëri që disa Exchange kanë filluar, besoj se me miratimin e këtij ligji edhe më shumë Exchange do arrijnë t’i pranojnë kriptot si një këmbim normal siç bëjmë aktualisht me euron dhe dollarin. Në të njëjtën kohë pritet që edhe kompanitë teknologjike të bashkëpunojnë me një bankë të nivelit të dytë, e cila mund t’i lejojë këtyre personave që me anë të llogarive që kanë të blejnë monedha virtuale në një exchange të licencuar nga shteti shqiptar. ”

Shumica e vendeve evropiane po fillojnë të rregullojnë kriptomonedhat duke vendosur tatime mbi fitimin për këdo që bën para nga aktiviteti me to, ndërsa ende ky treg nuk është i rregulluar me ligj, duke e bërë Shqipërinë ndër vendet e para./ Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0