Danieli është një 28 vjeçar shqiptar që drejton ekipin e marketingut për një kompani të njohur në fushën e prodhimit të materialeve digjitale promocionale në Britaninë e Madhe, Hardy Signs Ltd. Ai është pjesë e bordit drejtues të të rinjve në East Midlands (Nottingham, Derby, Leicester).
Megjithëse ka ndërtuar jetën jashtë vendit, Danieli e viziton shpesh dhe mban kontakte të ngushta me Shqipërinë, ndërkohë që përfshihet vazhdimisht me fushata sociale dhe biznesi. Ai është anëtar i asociuar i Institutit të Marketingut (CIM) dhe hobet e tij përfshijnë futbollin, rrjetet sociale dhe vrapimin.
Prej Korrikut të 2021 është bashkë-krijues dhe drejtues në emisionet e kanalit të YouTube, ‘CryptoHodlrz’ që ka si mision të informojë masat rreth kripto-monedhave dhe projekteve të ndryshme nga një këndvështrim investitori. Ai vjen na tregon më shumë në intervistën për Business Magazine.
- Si kanë qenë fillimet e tua? Cilat kanë qenë mundësitë dhe vështirësitë që ke hasur?
Fillimet mund t’i krahasoj modestisht me ato të Edwin C. Barnes, libri Think and Grow Rich i Napoleon Hill, ku një i ri që kishte një dëshirë të etur për të arritur synimet e tij e dinte se çfarë dëshironte dhe kishte vendosmërinë që t’i ndiqte dëshirat deri kur të realizoheshin. Them modestisht, sepse Edwin C. Barnes arriti të bëhej partner biznesi me Thomas Edison, i cili konsiderohet si shpikësi më i madh amerikan.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto