Së shpejti në BE mund të vaksinohen kundër Coronës edhe fëmijët 5 deri 11 vjeç.
Agjencia Europiane e Barnave EMA miratoi përdorimin e vaksinës së Biontech & Pfizer për fëmijët nga 5 vjeç e lart. Komisioni përgjegjës i EMA-s rekomandoi në Amsterdam zgjerimin e grupmoshave që mund të vaksninohen me preparatin e Biontech dhe partnerit të tij amerikan Pfizer. Fjala është për grupmoshat 5 deri në 11 vjeç. Doza për këta fëmijë do të jetë më e ulët se sa për të rinjtë nga 12 vjeç e lart. Vaksina do të jepet si edhe tek të rriturit në formën e dy injeksioneve në krahun e sipërm në një distancë kohore prej tri javësh.
Vendimi përfundimtar pritet të merret nga Komisioni Europian, por kjo konsiderohet si çështje formale. Deri tani vaksina e Biontech dhe partnerit të tij amerikan Pfizer, është miratuar në Bashkimin Europian për personat nga mosha 12 vjeç e lart.
Vaksina e njohur me emrin Comirnaty ishte e para që nga katër vaksinat që u lejuan nga BE-ja më 21 dhjetor 2020, fillimisht për grupmoshat nga 16 vjeç e lart. Në fund të majit vaksina u lejua edhe për fëmijët nga 12 vjeç e lart.
Në SHBA deri tani janë vaksinuar me vaksinën e Biontech/Pfizer rreth tre milionë fëmijë e të vegjël. Në Izrael dhe Kanada vaksinimi i fëmijëve të moshës midis 5 dhe 11 vjeç nisi këtë javë.
Lexoni: Çfarë është Sindroma Solomon dhe pse ndikon më shumë tek Gjenerata Z?
/dw
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto