Konfindustria vlerëson, si të paarsyeshme dhe kundërshton vendosjen e akcicëz prej 6 lekë/litër e gazit të lëngshëm si dhe heqjen e rimbursimit për industritë, të parashikuar në draft paketën fiskale 2022 nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Sipas administratorit të Konfindustrisë Gjergj Buxhuku, “janë të pambështetura propozimet e mësipërme, në kushtet e krizës së rëndë energjitike, që po kalon tashmë vendi nga rritja e pakontrolluar e ccmimeve të karburanteve dhe paralajmërimet e rritjes së fortë në Janar 2022 të ccmimeve të energjisë elektrike për mbi 7700 bizneset kryesore shqiptare”.
Konfindustria vlerëson, se në kushtet e një tregu jo konkurencial të karburanteve në Shqipëri dhe me prani të qartë të karteleve dhe oligopoleve, duke filluar nga shërbimi portual, furnizimi me shumicë dhe shitjet me pakicë, ccdo rritje e ngarkesës fiskale do të shkojë drejtpërdrejt në rritjen e ccmimit fundor dhe kostove përkatëse për bizneset, industritë dhe qytetarët. Shqiptarët sot përballen krahësimisht me ccmimet nga më të larta në botë të cmimit të karburantëve, shoqëruar me cilësi mjaft të dobët.
Gjithashtu, në kushtet e mungesës së plotë të pranisë së agjencive publike rregullatore përgjegjëse dhe shkallës së ulët të konkurencës në treg, ulja me 2 lekë/litër e akcizës së sotme të gazit të lëngshëm për automjetet rrezikon të përfundojë si fitim shtesë për grupet oligopol të karburanteve dhe gazit të lëngshëm.
Konfindustria, duke marrë shkak edhe nga përgatitja e paketës fiskale 2022, përsërit kërkesën e saj drejtuar qeverisë dhe vendimarrjes politike, që sa më shpejt të krijojë Entin Rregullator të Karburanteve/ERRK, si përgjegjës për ccmimet dhe cilësinë e produkteve të tregut të karburanteve dhe gazit. Tregu i karburanteve është më i madhi në ekonominë shqiptare me mbi 10% të PPB dhe mbi 1.5 miliard USD qarkullim vjetor. Krijimi i ERRK është i domosdoshëm për të zbutur pasojat shkatërruese të krizës energjitike për ekonominë kombëtare, bizneset dhe qytetarët shqiptarë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.