Paralajmërojnë zyrtarët amerikanë: Kina rrezikon të mbizotërojë teknologjitë e përparuara - Business Magazine Albania

Paralajmërojnë zyrtarët amerikanë: Kina rrezikon të mbizotërojë teknologjitë e përparuara

teknologjitë e përparuara

Zyrtarët amerikanë të zbulimit paralajmëruan jo për herë të parë të premten lidhur me rrezikun që paraqesin ambiciet e Kinës në fushën e inteligjencës artificiale dhe një sërë teknologjish të përparuara.

Ata shtuan se ato mund t’i japin Pekinit një avantazh ushtarak të rëndësishëm dhe mbizotërim të mundshëm në sektorin e kujdesit shëndetësor si dhe sektorë të tjerë thelbësorë në SHBA.

Zyrtarët e Qendrës Kombëtare të Kundërzbulimit dhe Sigurisë thanë se kanë ripërtërirë parlajmërimet ndaj drejtuesve të biznesit, akademikëve e zyrtarëve të qeverisë vendore dhe shtetërore, në lidhje me rreziqet e pranimit të investimeve kineze apo ekspertizës në industritë kryesore.

Ata thanë se nuk kanë ndërmend t’u kërkojnë atyre të refuzojnë investimet kineze, por po kërkojnë të inkurajojë përpjekjet për të kontrolluar pronësinë intelektuale dhe zbatimin e masave të sigurisë.

Agjencitë amerikane të sigurisë kombëtare nën drejtimin e Presidentit Joe Biden i janë kundërvënë në mënyrë agresive e publike politikave keqdashëse të Kinës, të cilën disa zyrtarë e kanë quajtur kërcënimin më të madh strategjik për Shtetet e Bashkuara. Administrata Biden është përpjekur njëkohësisht të zbusë disa tensione me Pekinin që i takojnë administratës Trump dhe po kërkon të gjejë pika të përbashkëta në çështje që lidhen me tregtinë dhe ndryshimet klimatike.

Lexoni: “Beteja” e makinave elektrike. Nikola do vazhdojë gjyqin 2 bilionë dollar me Tesla

Pekini ka kritikuar në mënyrë të përsëritur Uashingtonin dhe iu është kundërpërgjigjur shërbimeve amerikane të zbulimit lidhur me vlerësimet e saj ndaj Kinës, përfshirë akuzat se udhëheqësit kinezë kanë fshehur informacione jetike në lidhje me pandeminë e koronavirusit.

Qeveria kineze ka deklaruar qëllimet e saj për të krijuar teknologji fitimprurëse robotike e fusha të tjera sipas planeve që njihen si “Made in China 2025”.

Drejtori në detyrë i Qendrës së Kundërzbulimit, Michael Orlando, u tha gazetarëve në një konferencë të rrallë të enjten se Shtetet e Bashkuara “nuk kanë luksin të humbasin terren” ndaj Kinës në disa fusha kryesore: sikurse inteligjenca artificiale, sistemet autonome, llogaritjet kuantike, gjysmëpërçuesit dhe bioteknologjia.

Zoti Orlando vuri në dukje se bizneset dhe akademikët kinezë i përkasin Partisë Komuniste Kineze dhe u kërkohet t’u shërbejnë interesave të partisë.

Zoti Orlando nuk iu përgjigj pyetjes nëse Shtetet e Bashkuara do të miratojnë kufizime më të ashpra ose ndalime të drejtpërdrejta për investimet kineze në sektorë të caktuar, duke thënë se roli i tij nuk ishte të sugjerojë politika.

/voa

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0