Është konceptuar përmes një dizain modern për të ofruar komoditetin dhe lehtësitë e kushteve të përdorimit, pajisur me fjalën e fundit të teknologjisë. Veçantia qëndron në faktin se ofron disa disiplina argëtimi për të kënaqur kërshëritë e të rinjve e adoleshentëve. Gjithashtu, atë e bën unike varieteti i larmishëm i lojërave, që duhet thënë se janë përzgjedhur nga ato më të pëlqyerat në kohët e sotme. Stacionet e lojës në ‘VRLABS’ përdorin karta grafike të gjeneratës së fundit, me procesorë nga më të shpejtët në treg.
Është pagëzuar me emrin ‘VR LABS’. Ai përfaqëson një laborator të argëtimit përmes teknologjisë së aplikuar në lojëra eletronike, përfshirë morinë e lojërave të Play Station 5, lojëra të shumta kompjuterike, dhomëzat e ‘Virtual Reality’ si dhe zona e lojërave në skuadër me ‘LaserTag’ apo siç e quajmë ndryshe, ‘LightStrike’. Ka një vendndodhje lehtësisht të aksesueshme prej kujtdo, në zemër të Tiranës, në katin e 6-te të Qendrës Tregtare Toptani. Personeli i kualifikuar do të jetë pranë çdo përdoruesi për t’i ofruar eksperiencën më të mirë të mundshme, përfshirë edhe për përdoruesit fillestarë. Argetimit të ofruar i shtohen dhe shërbime plotësuese, të tilla si organizime të eventeve të dedikuara për grupe biznesi dhe grupe shoqërore, apo edhe aktivitete e evente festive për interes të përdoruesve.
Në një atmosferë garuese, të rinj nga shkollat ‘Harry Fultz’, Hermann Gmeiner, apo dhe të apasionuar të tjerë nga ICTLab e ‘TUMO’ i sollën hare kësaj risie në prag të ceremonisë së inagurimit. Në të morën pjesë edhe përfaqësues të kompanive e institucioneve që kontribojnë në zhvillimin e edukimit dhe kualifikimit të të rinjve në fushën e Teknologjisë, Informacionit dhe Komunikimit në Shqipëri.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.