Jack Ma, themeluesi i AliBaba, prej më shumë se një viti ishte zhdukur nga jeta publike, me mediat kineze që aludonin se ai kishte abuzuar me lirinë e fjalës në shtetin diktatorial.
Mediat raportojnë se Ma ka bërë udhëtimin e tij të parë matanë detit, që nga 2018.
Bilioneri kinez ndodhet në Spanjë për një tur studimor në lidhje me bujqësinë dhe teknologjinë, ndërsa fokusi i tij tashmë është drejtuar nga emergjenca klimatike. Që nga tërheqja e Ma nga kompania e tij, themeluesi nuk është parë të merret me operacionet e përditshme të kompanisë, por as të merrte pjesë në konferenca botërore, ku ndante mendimet e tij në lidhje me të ardhmen e dyqaneve digjitale dhe globalizmin.
Kompania e tij ishte nën thundrën autoritetit të Konkurrencës në Kinë dhe ndaj saj u vendos një gjobë, rekord në historinë e Kinës, prej 2.8 bilion dollarë për sjellje monopolizuese në treg.
Aksionet e kompanisë Alibaba janë rritur me 20% në bursat e Neë York dhe Hong Kong që nga rënia drastike në dhjetor të 2020-ës, mes optimizmit se “sulmi” i qeverisë kineze mbi praktikat e biznesit të kompanisë po përfundon.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.