Apple mbajti eventin e saj në 19 tetor. Një seri produktesh u prezantuan, ku ndër më të rëndësishmet laptopët MacBook Pro dhe Pro MAX më të avancuarit ndonjëherë. Këto laptopë ishin të kompletuar me më shumë porta për paisjet e jashtme, më shumë fuqi kompjuterike dhe gjithashtu një rezolucion më të lartë ekrani, grafika të shkëlqyera.
Por, një nga produktet e prezantuara mbrëmë ka kaluar pa u vënë re deh historia që ai ka nga mbrapa mund t’ju bëjë për të qeshur.
Nëse do të na thonit javën e kaluar se Apple po planifikonte të lëshonte një leckë pastrimi prej 19 dollarësh, ne do të kishim supozuar se ishte një shaka ose parodi, siç janë shishja e ujit Apple dhe çorapet Apple. Por jo, kjo është e vërtetë – dhe interneti është duke gjetur të gjitha anët komike në këtë produkt.
“Lecka e pastrimit” Apple është bërë nga “material i butë, jo gërryes” i aftë të pastrojë “çdo ekran të Apple, përfshirë xhamin cilësor të laptopëve të rinj Macbook”. Dhe, ndoshta më e rëndësishmja, ai gjithashtu përmban një logo të Apple. Me 19 dollarë, pothuajse do të shpresonit që pëlhura të ishte në formën e vetë logos.
Në fakt, po ta shikosh këtë produkt në Amazon dhe platforma të tjera si Ebay ajo nuk kushton më shumë se 1 dollarë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.