Nga karburantet bosh në Angli, tek anijet e mallrave në SHBA. “Makthi” i zinxhirëve të furnizimit do të përkeqësohet - Business Magazine Albania

Nga karburantet bosh në Angli, tek anijet e mallrave në SHBA. “Makthi” i zinxhirëve të furnizimit do të përkeqësohet

Zinxhiret e furnizimit

Mungesa e çipave kompjuterikë. Mbingarkesa e portit të Los Angelosit. Dhe një mungesë serioze për shoferë kamionësh. Zinxhirët jetik të furnizimit në botë janë nën stres ekstrem.

Makthi i zinxhirit të furnizimit po rrit çmimet për konsumatorët dhe ngadalëson rimëkëmbjen ekonomike globale. Fatkeqësisht, Moody’s Analytics paralajmëron se ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit “do të përkeqësohen ende përpara se të japin shenja përmirësimi”.

Në të vërtetë, FMN uli parashikimin e saj të rritjes amerikane të vitit 2021 të martën me një pikë përqindjeje, më e larta nga ekonomitë e G7. FMN përmendi ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit dhe dobësimin e konsumit – i cili në vetvete është nxitur pjesërisht nga bllokadat në zinxhirin e furnizimit, ku rasti tipik është industria automobilistike që ka ulur prodhimin për shkak të mungesës së cipave kompjuterikë.

“Kontrollet kufitare dhe kufizimet e lëvizshmërisë, mos-disponueshmëria e një leje vaksine globale dhe kërkesa për tu karantinuar në shtëpi e personave të infektuar janë kombinuar në një stuhi të përsosur, ku prodhimi global do të pengohet sepse dërgesat nuk bëhen në kohë, kostot dhe çmimet do të rriten dhe rritja e PBB -së në mbarë botën nuk do të jetë aq e fortë si rezultat, “shkroi Moody’s në raport.

Moody’s tha se “pika më e dobët” mund të jetë mungesa e shoferëve të kamionëve – një çështje që ka kontribuar në mbingarkesën në porte dhe ka bërë që stacionet e naftës në Mbretërinë e Bashkuar të mbeten bosh.

Fatkeqësisht, Moody’s paralajmëroi se ka “re të errëta përpara” sepse në lojë janë disa faktorë që në përplasje me njëra-tjetrën prodhojnë “ngërcce” në zinxhirët e furnizimit.

Lexo edhe: OBSH jep datën për përfundimin e pandemisë, por Bill Gates thotë se ai ka ‘zgjidhjen e vetme’ për t’i dhënë fund krizës

Së pari, firma vuri në dukje dallimet në mënyrën se si vendet po luftojnë Covid, me Kinën që synon zero raste ndërsa Shtetet e Bashkuara janë “më të gatshme të jetojnë me Covid-19 si një sëmundje endemike”.

Së dyti, Moody’s përmendi mungesën e një “përpjekjeje të bashkërenduar globale për të siguruar funksionimin e qetë” të rrjetit logjistik dhe transportit në mbarë botën.

Të tjerët janë shumë më optimistë për perspektivën e zinxhirit të furnizimit.

Drejtori i Përgjithshëm i JPMorgan Chase, Jamie Dimon tha të hënën se këto “ngërcce” të zinxhirit të furnizimit do të zbehen shpejt.

“Kjo nuk do të jetë aspak një çështje vitin e ardhshëm,” tha Dimon gjatë një konference të mbajtur nga Instituti i Financave Ndërkombëtare, raportoi CNBC. “Kjo është pjesa më e keqe e saj. Unë mendoj se sistemet e mëdha të tregut do të përshtaten ashtu siç kanë bërë kompanitë.”

Burimi: CNN 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0