Ftesë drejtuar të gjitha startup-eve për të aplikuar në konkursin Elevator Lab për Evropën Juglindore – 2021.
Raiffeisen Bank fton të gjitha startup-et e interesuara të aplikojnë në Konkursin Elevator Lab për Evropën Juglindore. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të prezantojnë produktet apo shërbimet e tyre inovatore në fushën e fintech, tek ekspertët e ekosistemit dhe industrisë financiare.
Aplikimet do të jenë të hapura nga 11.10.2021 dhe do të përfundojnë në datën 14.11.2021.
Elevator Lab është një konkurs rajonal për startup-e dhe fintech, i ndarë në 5 kategori dhe i hapur për pjesëmarrësit nga i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor, së bashku me Kroacinë dhe Slloveninë.
Lexo: Apliko në edicionin e tretë të Uplift dhe fito deri në 10 000€!
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për të marrë pjesë në njërën nga 5 kategoritë e mëposhtme:
1. Banking per Retail dhe SE (Retail & SME banking)
2. Analitikë e Avancuar dhe Inteligjencë Artificiale (Advanced Analytics & Artificial Intelligence)
3. Pagesat dhe Përpunimi i Transaksioneve (Payments and Transaction Processing)
4. Korporata të Mëdha & Klientë Institucionalë (Large Corporates & Institutional Clients)
5. ESG (Environment, Social, Governance Solutions)
Gjysmëfinalet edhe këtë vit do të mbahen online dhe do të organizohen sipas kategorive në fund të nëntorit, fillimit të dhjetorit.
Startup-et fituese për çdo kategori do të marrin secili nga 5.000 € dhe gjithashtu do të kenë mundësinë të paraqesin idetë e tyre përpara Bordit të Drejtorëve të Raiffeisen Bank në vendin nga ku po aplikojnë.
Konkursi Elevator Lab për Evropën Juglindore do të përfundojë me një organizim gala ku startupet fituese do të kenë mundësinë të prezantojnë përpara një publiku, si dhe një paneli ekspertësh, dhe të konkurrojnë për një tjetë çmim shtesë prej 10.000 €. Gjithashtu një çmim i rëndësishëm për fituesin rajonal do të jetë mundësia për të prezantuar në Elevator Lab Demo Day që do të organizohet në Prill/Maj 2022.
Lexo: Samsung prezanton eventin Life Unstoppable:‘house of surprises’
Aplikimet për Elevator Lab mund t’i bëni në linkun e mëposhtëm: APLIKO KETU
Pas aplikimit, startup -et do të kalojnë një proces përzgjedhjeje të kryer nga një panel ekspertësh, i përbërë nga drejtues të Raiffeisen Bank dhe sipërmarrës dhe investitorë të suksesshëm nga rajoni.
Sfida e Elevator Lab Challenge në Evropën Juglindore është organizuar nga pesë Banka Raiffeisen*.
Më shumë informacione mbi konkursin, kushtet për pjesëmarrje dhe çmimet në dispozicion mund t’i gjeni duke klikuar mbi link: https://elevator-lab.com/challenges/regional-1/
*Emrat juridikë të bankave: Raiffeisenbank Austria d.d, Raiffeisen banka a.d, Raiffeisen Bank Kosovo Sh.A, Raiffeisen Bank Sh.A, Raiffeisen BANK dd Bosna i Hercegovina
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.