Arsyeja pse syzet e diellit duhet të përdoren në çdo stinë - Business Magazine Albania

Arsyeja pse syzet e diellit duhet të përdoren në çdo stinë

syzet e diellit

“Shiko, shiko! Po përdor syze dielli në mes të dimrit.”- bisedonin dy djem të rinj që po ofendonin një burrë mesomoshë, ndërkohë që ai po kalonte rrugën. Gjithkush mund ta bëjë nje koment të tillë, madje dhe ne nëse nuk do kisha informacionin e duhur. Sytë janë një pjesë shumë delikate e trupit të njeriut, dhe për këtë arsye ato kanë nevojë për një përkujdes të jashtëzakonshëm. Të gjithë e dimë që rrezet e diellit janë shumë të rrezikshme për sytë dhe prandaj kujdesemi që t’i mbajmë ato vetëm gjatë verës, por kjo rutinë nuk është plotësisht e saktë.

E dini se dëbora reflekton rreth 80% të rrezeve të diellit dhe mund të shkaktojë një gjendje të quajtur verbim nga dëbora?

Rëra, era, dhe pluhuri janë po aq të rrezikshme, gjithashtu. Këto faktorë mund të çojnë në kancer të lëkurës, krijimin e glaukomës dhe kataraktit, ënjtje të syrit, si dhe në rastin më të keq humbje të përhershme të shikimit.

Lexo: Momentet gjatë studimit kur truri ynë mëson më shumë

Për këtë arsye, përdorimi i syzeve cilësore të diellit është aq i domosdoshëm. Përfaqësuesit e Enzo Attini në Tiranë theksojnë se, duhet të flitet gjithnjë për syze cilësore, sepse ato duhet të kenë një xham të një cilësie të lartë që të mund të të mbrojë nga rrezet e diellit apo faktorët e tjerë të lartpërmendur. Nëse ato janë të prodhuara me një cilësi shumë të ulët, atëherë jo vetëm që nuk do t’ju mbrojnë, por do t’ju shkaktojnë irritime të shkallëve të ndryshme në lëkurë.

Nëse arrini të gjeni diçka që kombinohet edhe me veshjen, kjo është një zgjidhje edhe më e mirë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0