Sipas një raporti të ri mijëra njerëz në Evropë kanë vdekur për shkak të termocentraleve të qymyrit të ndërtuara në Ballkanin Perëndimor që shkelin kufijtë e ndotjes. Për gjatë tre viteve të fundit, standardet e reja të ndotjes së ajrit duhet të kishin sjellë reduktime të emetimeve të dëmshme nga fabrikat e qymyrit në të gjithë Ballkanin Perëndimor, por në fakt ka ndodhur e kundërta.
Duke u bazuar tek një raport të publikuar më 7 shtator nga CEE Bankwatch Network dhe Qendra për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër, pretendohen se 19,000 njerëz kanë vdekur gjatë tre viteve të fundit, si rezultat i ndotjes së ajrit të shkaktuar nga TEC-et në Serbi, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky raport paralajmëron se ndotja e shkaktuar nga këto termocentrale prek jo vetëm njerëzit në vendet e tyre, por edhe ata në vendet fqinje të BE -së, veçanërisht në Itali, Rumani, Hungari dhe Greqi.
Nga këto vdekje, më shumë se 50% (10,800) ishin në vendet e BE -së dhe pothuajse 30% (6,500) në Ballkanin Perëndimor dhe pjesa tjetër në vendet fqinje.
Pritej që niveli i SO2, një ndër ndotësit më të mëdhenj të ajrit, të ulej për shkak të reduktimit të aktivitetit ekonomik si pasojë e COVID-19, por ndodhi krejtësisht e kundërta. Në vitin 2020, emetimet e dioksidit të squfurit nga termocentralet e qymyrit në të gjithë rajonin i kanë shkelur në mënyrë flagrante kufijtë ligjortë ndotjes. Gjatë vitit 2020 niveli i SO2 u rrit me 6.4% nga 6% që ishte në vitet 2018-2019.
Që nga viti 2018, vendet e BE -së dhe Ballkanit Perëndimor kanë qenë të detyruar të zvogëlojnë ndotjen e ajrit nga termocentralet – sipas rregullave të miratuara nga Komuniteti i Energjisë, një organizatë që bashkon vendet anëtare të BE -së dhe vendet e tjera fqinje në fushën e energjisë.Pavarësisht direktivave të BE -së, vendet e Ballkanit nuk po përpiqen të eliminojnë problemin e ndotjes së ajrit. Duke mos kaluar në sisteme të qëndrueshme të energjisë.
Problemi është serioz.Në përgjithësi, kostot shëndetësore të lidhura me impiantet e qymyrit në Ballkanin Perëndimor që shkelin rregullat e ndotjes në vitin 2020 u vlerësuan nga 6 miliardë euro deri në 12.1 miliardë euro. Paralelisht, investimet në masat e efikasitetit të energjisë dhe energjinë e rinovueshme duhet të rriten urgjentisht, dhe duhen hartuar planet për një tranzicion të drejtë për punonjësit e qymyrit dhe komunitetet duhet të hartohen së bashku me të gjithë aktorët përkatës, veçanërisht komunitetet e prekura nëqoftëse me të vërtet pritet ndryshim.
Përgatiti: Armela Toska
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.