Konfindustria: qeveria shqiptare larg pritshmërive të biznesit - Business Magazine Albania

Konfindustria: qeveria shqiptare larg pritshmërive të biznesit

Konfindustria

Konfindustria vlerëson, se programi i qeverise Rama 3 në tërësinë e shtyllave kryesore të paraqitura,
është larg pritshmërive të biznesit dhe përballjes me problematikat kryesore të ekonomisë shqiptare.
Programi, jo vetëm në thelbin e tij, por edhe në mënyrën formale është i parharmonizuar në pjesët
përbërëse, me shfaqje të dukshme të mungesës së profesionalizmit dhe shkallës së besueshmërisë të
arritjes së qëllimeve dhe objektivave të paraqitura.

Në një njoftim për shtyp, Konfindustria, ka vlerësuar pozitivisht dhe mbështet emërimet e drejtuesve të rinj me formim akademik cilësor në disa prej ministrive të qeverisë Rama 3.

Së pari, në programin e paraqitur mungon analiza e thelluar e shmangies së lartë të mosarritjes së
qëllimeve të programit ekonomik të mëparshëm. Përligjja e mosarritjes të qëllimeve me fatkeqësitë
natyrore të tërmetit të vitit 2019 dhe përballjes me pandeminë e Covid është e pamjaftueshme.
Ekonomia shqiptare kishte shfaqur shenja të qarta të problematikave strukturore edhe përpara vitit
2019. Rritja mesatare në vetëm 2-3% e PPB në 6 vjecarin e parë të qeverisjes 2013-2019, është
qartësisht e pamjaftueshme në kushtet e rritjes së borxhit publik në të paktën mbi 80% të PPB.

Së dyti, në program mungon analiza e thelluar dhe paraqitja e politikave të reja të përmirësimit të të
metave thelbësore të sistemit të sotëm ekonomik si; – shkalla e lartë e monopolizimit sidomos në
sektorët strategjikë, -konkurenca e ulët e pamjaftueshme, – roli tërësisht i munguar i agjensive
rregullatore të tregut, – korrupsioni i tipit primitiv dhe “state capture/kapje e shtetit”, sidomos në:-
prokurimin publik, – politikat koncesionare dhe PPP, në nivel qëndror dhe vendor, – shkallës së lartë të
pranisë së “parave të zeza” dhe – informalitetit të përhapur. Sistemi i sotëm ekonomik paraqet shkallë
të ulët besimi në përmbushjen e synimit për rritje ekonomike 4.5-5% të PPB dhe financimit të projekteve
investuese dhe premtimeve të paraqitura në programin e qeverisë Rama 3.

Së treti, programi qeverisës Rama 3 nuk paraqet politikat ekonomike, tregtare, financiare dhe fiskale të
ndara sipas sektorëve dhe mënyrës sesi duhet bërë shpërndarja e investimeve buxhetore me qëllim
rritjen e efektivitetit të përdorimit. Sa më sipër janë të domosdoshme, sidomos në kushtet e proceseve
politike integruese rajonale dhe BE. Gjithashtu, programi paraqet kontradikta të thella ndërmjet
qëllimeve të vendosura dhe mjeteve të arritjes së tyre. Përmendim këtu mungesën e parashikimit të
investimeve në zgjidhjen e problematikave të thella dhe urgjente në fusha si përpunimi i ujrave të zeza,
mbetjeve të ngurta, etj., me ndikim të drejtpërdrejtë të dëmshëm në industrinë e turizmit të përcaktuar
si qëllim parësor në program, ndërkohë që paraqitet një listë investimesh e paarsyetuar në mënyrë
krahësimore për ndërtim aeroportesh, rrugësh, hekurudhash, etj.

Së katërti, besueshmëria e arritjes së suksesit të programit të Qeverisë Rama 3, ulet ndjeshëm edhe nga
ndërtimi i ministrive më pjesë përbërëse, që kanë përplasje interesi institucional ndërmjet tyre.
Përmendim Ministrinë e Financave që përfshin edhe Ekonominë, Ministrinë e Bujqësisë, që përfshin
edhe Sigurinë Ushqimore, Ministrinë e Turizmit, që përfshin edhe Mjedisin. Sidomos, mungesa e
Ministrisë së pavarur të Ekonomisë dhe Tregëtisë është e papranueshme në kushtet e sotme të zhvillimit
ekonomik dhe proceseve integruese me pasoja në prodhimin dhe industritë vendore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0