Masat anti-covid të marra nga qeveria kanë acaruar gastronomët e Kosovës, të cilit kanë paralajmëruar heqjen e kasave fiskale nga lokalet. Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka paralajmëruar rebelim ndaj vazhdimit të masave deri me datën 26 shtator për mos lejimin e shërbimit brenda kafeneve.
Kryetari i Shoqatës, Petrit Kllokoqi ka thënë se nëse do të mbahet fushata elektorale si në zgjedhjet e kaluara, gastronomët nuk do t’i respektojnë më masat e qeverisë. Ai paralajmëroj largimin e arkave fiskale nga përdorimi, si dhe ka shprehur përmes një postimi në Facebook se shumë padrejtësi e madhe po bëhet ndaj gastronomëve.
“A boni ju çoj zoti e veproni si herën e kaluar me fushata besën e keni që arkat fiskale nëpër shpija këna me ja u pru. Shoqata është e gatshme me organizu mos dëgjueshmëri qytetare nëse mbani fushata qysh ja keni zanat. Premtimet i kemi pas që kjo qeveri ka me funsionu si trung me një rrënjë e po funksionojnë si degë. Nuk është e drejtë me na mbyll lokalet brenda pa asnjë subvencionim, nuk është e drejt me na mbyll bizneset. Nuk është e drejtë të na shkurtoni orarin pa asnjë subvencionim … punëtoret po na leni neve në qaf, qiraxhinjtë, shpenzimet, ujë, energji, tatimet, kredia e gjithçka e këndej po punojmë me 20-30% të kapacitetit. Nëse dikush është vaksinuar edhe e ka kryer detyrimin e vetë shëndetësor, çfarë e dallon nga dikush që nuk është vaksinuar? Asgjë!”
Lexoni: Kosova ashpërson masat anti-Covid. Rikthen orën policore
Ai ka kërkuar që të lejohet puna brenda lokaleve për personat që kanë marrë vaksinat.
“Kështu që urgjentisht të na lejojnë të funksionojmë edhe brenda lokaleve me persona të vaksinuar. Jemi të vetëdijshëm që nuk është koha për ahengje organizime brenda lokaleve po së paku mbrëmjeve të ftohta të na lejojnë shërbimin brenda lokaleve. Përndryshe po na humbisni motivin e punës, jetës edhe arsyen pse të vaksinohemi.”
Qeveria e Kosovës gjatë fundjavës ka miratuar masat e reja antiCOVID-19.
Në vendimin e Qeverisë thuhet shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:30. Muzika lejohet vetëm deri në orën 21:00. Në fuqi do të vazhdojë të mbetet kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 deri në ora 05:00.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.