Kosova ashpërson masat anti-Covid. Rikthen orën policore - Business Magazine Albania

Kosova ashpërson masat anti-Covid. Rikthen orën policore

orën policore

Masat e reja anti-covid përfshijnë kufizimin e lëvizjes së qytetarëve si dhe paraqitjen e certifikatës së vaksinimit për t’u lejuar të hyjnë në vendet e punës nga punonjësit e sektorit publik.

Situata epidemiologjike në Kosovë është rënduar shumë dhe për pasojë qeveria e Kosovës vendosi të rikthejë kufizimin e lirisë së lëvizjes. Masat do të jenë në fuqi nga data 28.08. deri më 13.09. Po ashtu qeveria vendosi që viti i ri shkollor që parashikohet të fillojë më 1 shtator, të shtyhet për dy javë deri më 13 shtator. Grupmoshat e reja sipas autoriteteve të shëndetësisë janë bërë së fundmi shpërndarës të virusit. Në një konferencë për medie pas mbledhjes së qeverisë ku u vendos për ashpërsimin e masave, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se “situata paraqet një ngritje e madhe të rasteve të infektimit me COVID-19”.

Masat e reja anti-covid përfshijnë kufizimin e lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00. Orari i sektorit të gastronomisë është reduktuar me një orë, pra deri në orën 21:30 dhe do të lejohet të punojë vetëm në hapësira të jashtme. Institucionet publike dhe private janë të detyruara të punojnë vetëm me stafin e domosdoshëm deri më 13 shtator. Pas kësaj date punonjësit e sektorit publik duhet të dëshmojnë certifikatën e vaksinimit apo testet përkatëse në mënyrë që t’u lejohet hyrja në vendet e punës. Për shkak se akoma ka hezitim për vaksinim, kjo masë sipas ministrit Vitia “gradualisht do të përfshijë edhe sfera të tjera të jetës ekonomike dhe sociale”.

Lexoni: Shqipëria hyn në Nivelin 3 të rrezikut nga Covid. Kosova në Nivelin 4, më e larta në renditjen sipas CDC

Të gjithë personat që do të hyjnë në Kosovë, pavarësisht shtetësisë, duhet të ofrojnë dëshmi për vaksinim apo teste PCR dhe antigjen ose në të kundërtën duhet të izolohen për shtatë ditë.

Procesi i vaksinimit të qytetarëve po vazhdon, ndonëse akoma ka hezitim në masë për marrjen e vaksinës. Megjithatë sipas kryeministrit Albin Kurti, “pavarësisht se Kosova nisi e fundit në rajon fushatën e vaksinimit, ky proces po shkon mire” dhe sipas tij, deri më 6 shtator pritet që në vend të arrijnë edhe 650.000 doza vaksine.

Kurse ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, tha se “me ritmin aktual të vaksinimit, deri në fund të vitit Kosova synon të arrijë shkallën e vaksinimit 60 për qind të popullsisë.

“Ky virus do të na shoqërojë edhe për një kohë të gjatë, por vaksinimi na mbron prej tij. Megjithatë, kemi parë se disa vende, përkundër vaksinimit masiv të qytetarëve efekti mbrojtës i vaksinave duke se është 7-8 muaj, pavarësisht se nuk ka studime të qëndrueshme në këtë drejtim. Prandaj ne si qeveri qysh tashmë jemi bërë gati për të siguruar dhe negociuar edhe dozën e tretë që të jemi të gatshëm, nëse paraqitet nevoja”, tha ministri Vitia.

Javëve të fundit situata me pandeminë COVID-19 është përkeqësuar në Kosovë. Vetëm javën e fundit u regjistruan 107 viktima dhe 13.475 raste të reja.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen, pasi varianti Delta i virusit korona po përhapet me shpejtësi dhe po shënohet dhe rritje e shpejtë e rasteve pozitive me këtë virus.

/dw

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0