Pas më shumë se një viti pune nga shtëpia, të nxitur nga pandemia, shumë profesionistë kanë kuptuar se preferojnë të vazhdojnë disa versione të punës nga shtëpia (hibride ose të plota) për një kohë më të gjatë. Në varësi të kulturës para-pandemike të organizatës dhe natyrës së punës, kjo sigurisht që mund të jetë një kërkesë e madhe, por ekziston një mënyrë e duhur për t’iu qasur asaj.
Autori i “Always Wear Pants: And 99 Other Tips for Surviving and Thriving While You Work from Home”, Kevin Rizer ndan katër këshilla të fuqishme për këdo që përgatitet për këtë bisedë delikate, por të rëndësishme.
1 – Përqëndrohuni kryesisht në përfitimet për ekipin/kompaninë, jo përfitimet tuaja
Ndonëse është normale që nuk do të kërkonit të vazhdonit punën në distancë nëse nuk ju sjell ndonjë dobi, Rizer thotë se është gabim të përqëndroheni tek përfitimet tuaja. “Kornizoni kërkesën tuaj, jo sipas asaj se si do t’ju sjellë dobi puna nga distanca, por si mund t’i sjellë dobi kompanisë suaj”, shpjegon Rizer. “Nuk mjafton që të gëzoni fleksibilitetin e punës nga shtëpia. Shpjegoni se si mund të bëni më shumë, ose pse mungesa në zyrë do të thotë që ju mund të performoni në një nivel edhe më të lartë.”
2 – Sillni fakte
Dikur kisha një shef, i cili kishte një thënie në murin e tij, ku shkruhej: “Ne i besojmë Zotit. Të gjithë të tjerët sjellin fakte”. Kurrë nuk e kam harruar këtë dhe që atëherë gjithmonë u përpoqa të mbështes argumentet e mia me fakte të verifikueshme”. Në mënyrë të ngjashme, Rizer sugjeron faktet për t’ju ndihmuar në forcimin e rastit tuaj për punë afatgjatë në distancë. “Nëse keni punuar në distancë për disa kohë, shikoni metrikën tuaj”, këmbëngul ai. “Ju mund të keni performuar (ose madje e keni tejkaluar) nivelin që keni pasur kur ishit në zyrë. Ky është informacion i fuqishëm që mund ta përdorni në avantazhin tuaj.”
Lexoni: Franca urdhëron punën nga shtëpia
3 – Jini fleksibël
Ndonëse është e lehtë për ne të përqëndrohemi në atë që duam, mund të jetë më efektive të hyjmë në diskutim duke menduar se çfarë mund të dëshirojë shefi ose organizata ose çfarë shqetësimesh mund të kenë ata për punën në distancë. Një mënyrë për të minimizuar këto shqetësime është t’i qaseni diskutimit me një qëllim të qartë fleksibiliteti. “Ndoshta shefi juaj ju dëshiron në zyrë disa ditë në muaj, ose ka takime të rëndësishme shitjesh, trajnime ose konferenca që kompania ka vërtetë nevojë që ju të merrni pjesë, tregoni gatishmërinë tuaj për t’u siguruar që elementët kryesorë të punës tuaj të mos bien ndesh nëse punoni në distancë”. Në të vërtetë, duke i bërë të ditur se pranoni dhe prisni që do të ketë ngjarje që do të duhet të jeni personalisht, minimizon në mënyrë aktive ankthin që mund të kenë rreth aktiviteteve me përparësi të lartë.
4 – Sugjeroni një periudhë prove
Nëse shefi juaj nuk është gati të miratojë kërkesën tuaj për punë afatgjatë nga shtëpia, idea e një prove mund të jetë vërtetë tërheqëse dhe shumë më e vështirë të refuzohet. Rizer këmbëngul se, “Duke sugjeruar një periudhë prove prej 3-6 muajsh mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të bindur shefin ngurrues apo menaxherin e burimeve njerëzore”. Një provë padyshim minimizon nivelin e tyre të angazhimit dhe rrezikun dhe ju jep një mundësi që të tregoni se sa mirë puna në distancë mund të vazhdojë të funksionojë edhe kur të tjerët po kthehen në zyrë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.