Bashkia e Tiranës nëpërmjet një dalje publike ka njoftuar se i ka hequr liçencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, gjatë një takimi me administratorët e shkollave, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e vitit të ri arsimor parauniversitar në kryeqytet.
Kryetari i Bashkisë shpjegoi se vendimi është marrë pas abuzimeve të shumta të denoncuara edhe nga përdoruesit e linjës, teksa ka paralajmëruar edhe linjat e tjera të transportit publik, që prej 3 muajsh janë në vëzhgim dhe kontroll të rreptë nga ana e Bashkisë.
Linja do të rivihet menjëherë në dispozicion të qytetarëve, por tashmë me një operator tjetër.
Gjithashtu një tjetër masë e ndërmarrë për rritjen e sigurisë në shkolla që lidhet me transportin është dhe ndalimi i qarkullimit të makinave në disa prej rrugicave pranë shkollave gjatë orarit mësimor.
Lexoni: Pandemia Covid-19/ Ja cilët sektorë po rimëkëmben dhe ata që po vuajnë pasojat
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.