Përhapja e teorive konspirative, miteve dhe ideologjive - Business Magazine Albania

Përhapja e teorive konspirative, miteve dhe ideologjive

Në fund të korrikut, një javë para se qeveria e Britanisë të rikthente përsëri kufizimet nga Covid-19, qindra njerëz dolën të protestonin kundër karantinimit.

Midis protestuesve ishte dhe Piers Corbyn, një mosbesues i ndryshimeve klimatike që mendon se Covid është një mashtrim. David Icke, një autor që beson se njerëzit më të fuqishëm të botës janë hardhuca sekrete dhe Gillian McKeith, një avokat që mendon se një dietë e mirë mund të ndalojë virusin. Një ish-infermiere krahasonte stafin mjekësor që shpërndanin dhe bënin vaksinat qytetarëve me nazistët dhe sugjeroi që ata të vareshin, (më pas u arrestua).

Shfaqje të tilla janë bërë normale, jo vetëm në Britani, por kudo në  botë. Pandemia krijoi një cunam dezinformomi. Në Francë, një dokumentar që thoshte se Covid-19 është krijuar nga elitat politike për të vendosur një rend të ri botëror, grumbulloi 2.5 mln shikime për 3 ditë.

Në SHBA, teoria se Covid-19 është një mashtrim është përhapur gjerësisht midis disa teorive të quajtura “QAnon”, të cilët besojnë se qeveria drejtohet nga disa pedofilë dhe se Donald Trump është i dërguari i përzgjedhur për t’i mposhtur ato.

Kjo është, një epokë e artë për teoritë konspirative. Interneti e bën më të lehtë akoma përhapjen e tyre. Në Nigeri, shumë njerëz besojnë se Muhammadu Buhari, presidenti i vendit që nga viti 2015, ka vdekur në një spital në Londër që në vitin 2017 dhe që atëherë është imituar nga një klon i tij i quajtur “xhibril”.

Në Indi, qeveria e Narendra Mudi, supozon se Greta Thunberg, adoleshentja suedeze aktiviste në mbrojtje të klimës, është pjesë e një komploti global që të vjedhin çajin indian. Në Lindjen e Mesme besohet se sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001, ishin operacione amatore nga Izraeli apo thjesht disa hebrenj.

Disa të tjerë besojnë teori që janë të padëmshme, si p.sh. që Elvis Presley është ende gjallë dhe jeton në Miçigan. Gjithsesi, një teori konspirative është pak më specifike: besimi se një numër i  vogël i njerëzve të fuqishëm kanë një plan sekret për të dëmtuar një grup më të gjerë njerëzish të thjeshtë. Fuqia e tyre qëndron në dhënien e shpjegimeve për njerëzit duke fajësuar armiqtë për fatkeqësitë e tyre. Por ato janë zakonisht të pakuptimta dhe kanë tendencë ta bëjnë politikën racionale të pamundur. Aftësia e tyre për të motivuar njerëzit është ajo që i bën ata të rrezikshëm

Teoritë konspirative kanë ekzistuar përgjatë historisë. Romakët me kapele alumini besonin se Perandori Nero ishte ai që i vu zjarrin Romës në vitin 64 pas Krishtit. Para se të shpikej shtypi i shkruar në shekullin e 15, një ndër bestsellerat ishte një guidë për komplotet e liga të shtrigave.

Për vite me radhë, hebrenjtë janë akuzuar si vrasës të fëmijëve të krishterë.   Masonët komunistët, CIA dhe Bashkimi Europian kanë qenë gjithmonë protagonistë të teorive konspirative.

Për të kuptuar se si ato infektojnë politikën ditët e sotme, mund të nisim me Republikën Demokratike të Kongos. Pothuajse të gjithë politikanët, përfshirë edhe Presidentin i referohen atyre herë pas here. Sipas akademikëve europianë, teoritë konspirative ndihmojnë në “mobilizimin e popullsisë” nga qeveria.

Në shtëpinë e tij në Kinshasa, një politikan i vjetër Valentin Mubake, beson teorinë më të zakonshme të vendit. Sipas tij, problemi që Kongo ka tani, ka nisur që në vitin 1990, kur Paul Kagame, tashmë President i Ruandës, organizoi një gjenocid fals mbi njerëzit e tij. Kjo i dha fuqinë atij të merrte në dorë Ruandën dhe të pushtonte Kongon në momentin më të dobët.

“U krijua një mafia për marrjen e Kongos”, thotë ai. “ Tony Blair dhe Bill Clinton punuan me Kagame. Perëndimi përgatiti luftën dhe Kagame bëri punën.” Sipas tij, Kombet e Bashkuara hodhën Ebolan në shtetet afrikane që të mbajnë planin gjallë. Kjo anë e historisë është gjerësisht e besuar nga Kongo. Ata besojnë se dhe vaksinat antiCovid janë bërë me të njëjtin qëllim.

Partia e Ligjit dhe Drejtësisë e Polonisë fitoi pushtetin në vitin 2015 ndërsa parashtroi teorinë e pabazë se Rusia ishte prapa një aksidenti ajror që vrau presidentin e vendit në vitin 2010. Donald Trump fitoi presidencën amerikane pasi tregtoi akuzën e rreme se certifikata e lindjes e Barak Obamës ishte false. Shumë kohë përpara se Trump të pretendonte se zgjedhjet e vitit 2020 ishin manipuluar, ai bëri të njëjtin pretendim për zgjedhjet parësore që humbi në 2016, duke fituar besnikërinë e republikanëve të cilët ndiheshin të injoruar nga ndërmjetësit e pushtetit partiak.

LEXO: Si u shpërnda globalisht teoria e komplotit “QAnon”?

Në shkurt Mitch McConnell, udhëheqësi i republikanëve në Senat, i quajti teoritë e komplotit një “kancer” në partinë e tij. Por ai ende votoi për ta shfajësuar Trump për përdorimin e tyre për të nxitur trazirat në Capitol më 6 janar.

Në 2016 Ted Cruz, një senator republikan, denoncoi Trump për pretendimin e pabazë se ai nuk kishte lindur një qytetar amerikan; në vitin 2020 ai mbështeti akuzën e rreme të Trump se zgjedhjet presidenciale ishin vjedhur. Kjo ndoshta sepse shumë republikanë të rangut të lartë besojnë në versionin e Trump sesa në realitet. Ka 45 anëtarë të QAnon që konkurrojnë për Kongresin në 2022.

Si mund të dekurajohen teoritë e komplotit? Shumë njerëz shikojnë firmat teknologjike. Duke filluar nga viti 2019, Facebook kufizoi në pesë numrin e njerëzve tek të cilët një përdorues mund të përcjellë një mesazh njëkohësisht në Whatsapp. Qëllimi ishte të ngadalësonte përhapjen e teorive të komplotit në platformat online, një problem i madh në Indi. Në vetë Facebook, 15.000 moderatorë punojnë për të hequr dezinformimet. Në Janar Twitter pezulloi 70.000 llogari të lidhura me QAnon.

Të dy platformat përpiqen të pezullojnë postimet që shpërndajnë në mënyrë të përsëritur gënjeshtra të dëmshme, ose të paktën t’i parandalojnë ata nga përfitimi. Në vitin 2019 YouTube bllokoi njerëzit që përhapnin dezinformata në lidhje me vaksinat.

Një metodë tjetër është hedhja poshtë e teorive, qasja e marrë nga Z. Katsuva në Kongo Check. Ai e themeloi organizatën në vitin 2018 me dy gazetarë të tjerë vendas, në një kohë kur masakrat po kryheshin në Kongon verilindore mes dezinformime të përhapura në lidhje me shpërthimin e Ebolës. Numri i faqeve të tilla të internetit për kontrollimin e fakteve në të gjithë botën u rrit nga 145 në 2016 në 341 këtë vit, sipas Laboratorit të Gazetarëve të Universitetit Duke.

Megjithatë, faqet e kontrollit të fakteve kanë tendencë të kenë më pak lexues sesa teoritë konspirative. Në fund të fundit, teoritë konspirative besohen kur autoriteteve nuk u besohet. Për t’i luftuar ata, politikanët nuk kanë mundësi tjetër përveçse të qeverisin në mënyrë transparente dhe të mirë.

Tre shekuj më parë Jonathan Swift shkroi se “gënjeshtra fluturon dhe e vërteta vjen duke çaluar pas saj; kështu që kur njerëzit të mos kuptohen, është tepër vonë; shakaja ka mbaruar dhe përralla ka pasur efektin e saj. “Edhe qeveritë më të mira mund të mos i mposhtin teoritë konspirative. Por ata mund t’a provojnë njëherë për paratë e tyre.

THE ECONOMIST

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0