Hajde N’Shqipni, konkursi i artit digjital, fotografisë dhe videografisë hap aplikimet! - Business Magazine Albania

Hajde N’Shqipni, konkursi i artit digjital, fotografisë dhe videografisë hap aplikimet!

Kompeticioni Hajde n’Shqipni, mundësuar nga Business Magazine Albania dhe New Media Communications, do të zhvillohet për të dytin vit rradhazi, duke bërë bashkë profesionistë dhe amatorë të artit digjital, fotografisë dhe videografisë, me qëllim promovimin e Shqipërisë përmes talenteve në këto fusha. Misioni ynë është të promovojmë talentet shqiptare dhe përmes kësaj  t’i tregojmë botës bukuritë shqiptare, kulturën dhe vlerat, nga syri i artistëve! 

Apliko tani!

Hajde n’Shqipni po ndjek rrugën e inovacionit të vazhdueshëm, duke sjellë risi jo vetëm në mënyrën e organizimit të konkursit por edhe duke zgjeruar mundësitë e konkurimit për pjesëmarrësit. Këtë vit secili pjesëmarrës do të ketë mundësinë të profilizojë punën e tij në tri kategori: Art Digjital, Fotografi dhe Videografi. 

Apliko tani!

Pas lançimit të konkursit profesionistët dhe të apasionuarit pas artit do të ketë mundësinë të ngarkojnë punët e tyre në faqen dedikuar konkursit. Nëse materialet i përmbahen rregullave bazë ato do të postohen në mediat sociale të Business Magazine, nga ku do të shpallen edhe tri çmimet e publikut: 

  • Arti Digjital më i pëlqyer
  • Foto më e pëlqyer 
  • Video më e pëlqyer

 

Në përfundim të konkursit, materialet do të vlerësohen edhe nga një juri profesionistësh, nga ku do të shpallen përkatesisht: 

  • Best Digital Art
  • Best Photo
  • Best Video

 

E gjithë maratona një-mujore do të finalizohet në një mbrëmje Gala për ndarjen e çmimeve, me të ftuar pjesëmarrës pretendentët për çmimet, partnerë, partnerë mediatikë, përfaqësues nga institucione shtetërore etj.

Apliko tani!

Marrja e një çmimi është një vlerë e shtuar në karrierën tuaj, i cili ekspozon punën tuaj në kompani të mëdha dhe krijon mundësitë e duhura për të zgjeruar rrethin e klientëve tuaj potencial. Por, nuk mund të fitoni një kompeticion nëse nuk bëheni pjesë e tij më parë. Aplikoni këtu! 

Portali businessmag.al është burimi i të gjithë informacionit të nevojshëm për të gjithë periudhën e mbajtjes së kompeticionit. Për të ndjekur në kohë reale të gjithë punët e pjesëmarrësve vizitoni faqen tonë të Instagram, Facebook, Linkedin dhe për çdo paqartësi shkruani në hajdenshqipni@gmail.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0