Shkruar nga Dash Frashëri
Katër hapat që unë ndoqa në “Katër” portalet që kam themeluar dhe po i menaxhoj.
1) Të duhet një emër domaini: i thjeshtë si emër; të mbahet mend dhe të jetë tërheqës.
Ja shikoni katër emrat që unë kam zgjedhur:
2) Kur blen një domain, përveç pagesës – çmimi në varësi ku e blen atë – duhet të dish se:
a) për domainin që mbaron me “.al” duhet të marrësh një miratim paraprak nga AKEP, si zotërues e këtyre domain-ve.
b) për domainet që mbarojnë me “.com” apo “. net”, i regjistron jashtë Shqipërisë dhe mjafton procedura tip.
Unë kam dy domaine me “.al”:
Dhe dy domainet me “.com”:
Të dyja kanë versionet e tyre anglisht:
3) Të duhet të ndërtosh një faqe të këndshme, çlodhëse kur e shikon dhe shumë praktike në menaxhim.
Unë kam zgjedhur të punoj me programues me bazë në Izrael, duke menduar se janë shumë të zotë.
“Ekipi im” punon edhe për Facebook. Ka marrëveshje me gjigantin amerikan të Mark Zuckerberg.
Të katër faqet kanë të një strukturë dizajni dhe infrastrukturë të brendshme inxhinierike. Janë të koduara me dashuri të madhe.
4) Përmbajtja e portalit. Sfida e sfidave. Unë e kam studiuar targetin e gazetave të mia.
Google Analytics por edhe “vegla’ të tjera të inteligjencës artificiale dhe indikatorë të Interaktivitetit ma tregojnë në kohë reale dhe më mundësojnë të orientohem.
Duhet të kesh një stil të shkruari të qartë. Unë kur shkruaj mendoj lexuesin, por edhe “lexuesin” Google. Shkruaj njëkohësisht një tekst për të dy.
Përvoja ma ka mësuar se si duhet të shkruaj një tekst të bukur, informativ dhe tërheqës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.