Nga SHBA punë vullnetare në Shqipëri, njihuni me 17-vjeçarin Klint Faber - Business Magazine Albania

Nga SHBA punë vullnetare në Shqipëri, njihuni me 17-vjeçarin Klint Faber

Shoqëria shqiptare çdo ditë e më shumë po rrit shkallën e ndërgjegjes së saj. Më së shumti kjo vihet re tek brezi i ri i lindur në Shqipëri pas viteve ’90, kur vendi hodhi tej diktaturën komuniste dhe filloi rrugë e demokracisë.

E tillë është edhe historia e 17-vjeçarit Klint Faber, maturant në shkollën e mesme që mban emrin e poetit, eseistit dhe gazetarit të madh amerikan Walt Whitman, në Washington. Klinti ka arritur rezultatet maksimale në mësime. Ai gjithashtu merr pjesë në disa skuadra që përfaqësojnë shkollën si dhe në disa iniciative të punës vullnetare për komunitetin.

Pas një viti të gjatë izolimi total prej pandemisë si dhe me mbarimin e vitit shkollor, Klinti është kthyer në Shqipëri, por jo për pushime. Ai po ndan me komunitetin e të rinjve shqiptarë njohuritë që ka mbi programimin.

“Unë kisha shumë dëshirë e mezi po prisja që të vija në Shqipëri për të bërë diçka” thotë Klinti. Ai kërkoi disa mundësi se ku mund të angazhohej, por “Code for Albania” është porta që u hap për të.

Klinti ka një moto personale – do të bëhet ekspert në fushën e shkencave kompjuterike, por më parë do të jetë një njëri i mirë. Ai vjen nga një profil i shkollës që i përgatit nxënësit jo vetëm për anën akademike dhe ku orët e punë vullnetare janë pjesë e pandarë e programit mësimor.

Në Shtetet e Bashkuara Klinti ka marrë pjesë në një numër programesh që mbështesin komunitetin dhe nxisin punën vullnetare, por veçon prej tyre Ditën e Martin Luther King si e vetmja festë federale e caktuar si një ditë kombëtare e shërbimit ndaj komunitetit dhe punës vullnetare.

“Unë do sugjeroja që edhe Shqipëria në Ditën e një figure të madhe si shenjtorja Nënë Tereza, ta festojë duke e konsideruar atë si Dita Kombëtare e Shërbimit ndaj Komunitetit. “Të gjithë qytetarët veçanërisht të rinjtë, të inkurajojnë që të punojnë një ditë vullnetarisht për të përmirësuar komunitetin dhe lagjen ku secili nga ne jeton”, propozon Klint Faber djaloshi shqiptar që studion në Washington.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0