Bashkimi Europian del nga recesioni - Business Magazine Albania

Bashkimi Europian del nga recesioni

Rritja ekonomike në Eurozonë gjatë tremujorit të dytë të këtij viti ka rezultuar mbi pritshmëritë, duke nxjerrë kështu BE-në nga recesioni që i solli pandemia. Ndërkohë pati një inflacion tej prishtmërive për shkak të lehtësive të aplikuara në ekonomi.

Sipas Eurostat, Produkti i Brendshëm Bruto në 19 u rrit 2% në periudhën Prill-Qershor krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Krahasuar me të një vit më parë, kur gjithccka ishte ndaluar në vend, PBB u rrit 13.7%.

Ky është një zhvillim shpresëdhënës, i ndikuar nga motorri i ekonomisë europiane Gjermania, e cila po ashtu doli nga recesioni. Por Eurozona qëndron ende poshtë zhvillimeve të dy tregjeve të mëdha në Botë si SHBA dhe Kina. Eurozona ka një zhvillim ekonomik 3% më të ulët se para pandëmisë, pra 2019.

Sipas të dhënave të Eurostat, inflacioni u rrit 2.2% në  Korrik, nga 1.9% në Qershor.

Ky është një nivel pak mbi projeksionet 2% të vendosura nga Banka Europiane.

Më I lartë ishte ky inflacion në Itali dhe Spanjë, përkatësisht 2.7% dhe 2.8%.  Rekordin e mban Portugalia prej 4.9%.

Gjatë pandemisë Eurozona është zhytur dy herë në recesion. Aktiviteti u tkurr në tremujorin e parë të vitit 2020. Ndikim vendimtar dha tkurrja e konsumit privat në gjermani, për shkak të karantinës së vendosur rreth tre muaj më parë.

Ekonomia Gjermane u rimëkëmb tremujorin e dytë të 2020 me 1.5%.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0