Duke filluar nga data 31 korrik 2021 shtetasit shqiptarë lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë për turizëm (duke bërë 5 ditë vetëkarantinim).
Më poshtë do të gjeni kushtet që duhet të plotësoni:
- të gjithë pasagjerët që fluturojnë nga Shqipëria duhet të paraqesin rezultatin testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit, kjo vlen dhe për pasagjerët që janë të vaksinuar.
- fëmijët nën moshën 6 vjeç NUK kanë nevojë për test PCR.
- personat që qëndrojnë më pak se 120 orë në Itali për arsye TË VËRTETUARA pune ose shëndeti, nuk janë të detyruar të bëjnë karantinë.
- pasagjerët duhet të respektojnë karantinën 5 ditore në Itali në adresën e shkruar në formularin PLF (Passenger Locator Form) në linkun: https://app.euplf.eu. Gjithashtu formulari duhet të jetë i printuar.
- gjatë plotësimit të formularit PLF, pasagjerët DUHET të zgjedhin: listën e vendeve “D”.
Këto rregulla janë në fuqi deri më datë 30 gusht 2021.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.